Modelja dhe aktorja Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u martuan bashkë në muajin Shkurt në një ceremoni luksoze në Beverly Hills.
Pas dasmës dhe muajit të mjaltit në Los Angeles ata u rikthyen në Stamboll ku I janë rikthyer përditshmërisë dhe punës. Në rrjetet sociale, ku edhe janë shumë aktiv, bukuroshja shqiptare, Almeda, tha me shaka se ka shumë gjëra që ajo do t’i postojë, por nuk e lejon Tolga, siç njihet ndryshe bashkëshorti i saj.
Aktori turk shtoi se ai i ka vendosur ‘kufizime’ edh enë sport, pasi më herët modelja ka qënë me skuadrën e Gallatasarajn ndërsa tani është me Fenerbahcen, të preferuarën e tij.