Flash

Bella Hadid:Deklarata e Trump na prek, jemi myslimane

Lapsi.al 5 April 2017
Bella Hadid:Deklarata e Trump na prek, jemi myslimane

Që prej prezantimit të ligjit anti-emigracion nga presidenti Donald Trump, në janar, motrat Bella dhe Gigi Hadid kanë reaguar vazhdimisht duke shprehur mospëlqimin e tyre për urdhërin ekzekutiv famëkeq.

Asokohe modelet e famshme dolën në protesta dhe së fundmi, Bella Hadid ka dhënë një tjetër deklaratë të bujshme lidhur me këtë çështje. "Im atë ka qenë refugjat kur ka ardhur fillimisht në Amerikë. Ndaj politikat e Trump-it për emigracionin na prekin shumë, mua, motrën dhe vëllanë tim."- u shpreh ylli i pasarelave, duke shpjeguar se i ati i saj, tashmë një biznesmen miliarder, është njeri shumë besimtar.

"Ai falej gjithnjë me ne. Jam krenare që jam muslimane!"- tha bukuroshja në një intervistë për revistën "Porter", duke kundërshtuar hapur politikat momentale të SHBA-ve, që penalizojnë vazhdimisht besimtarët e fesë Islame.

Të këshilluara

Dokumentar për aktorin e The Joker (VIDEO)

Në nder të ditëlindjes së tij të 38-të, Spike realizoi një dokumentar për aktorin e famshëm Heath Ledger, i cili u nda nga jeta më 22 Janar 2008 në New York, në...

14:00

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI