Përveç suksesit që pati në "Këngën Magjike", "Nëntori" i Arilena Arës nuk mund të ndalej aty.
Këngëtarja me origjinë nga shkodra ka arritur të pozicionohet në vendin e katërt në "Shazam" në Rusi.
Por përsëri nuk mjafton, në renditjen botërore 18-vjeçarja është klasifikuar e 87 duke lënë pas emra të njohur nga fusha e muzikës si Justin Timberlake.
![]()
Në vendin fqinj, në Ukrainë, mban vendin e katërt në radio “Energy” dhe vazhdon të ngjitet në renditjet radiofonike dhe në aplikacionin Shazam të disa shteteve të tjera.
Të gjitha këto tregojnë që kënga e Arilenës, e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe remix-suar nga Besmir Bajgora, po dëgjohet nga publiku i shteteve të tjera. Vetëm pak kohë më parë, në ndeshjen Palermo-Inter në stadiumin siçilian shpërtheu kënga“Nëntori”.
![]()
Ndërkaq Nëntorin e dëgjojnë edhe personazhe të njohur të muzikës dhe spektaklit, kompozitori dhe dj Evgeny Prokhorov në makinë, kampionia e fitnesit Ekaterina Shokhina, teksa sfilon dhe Arilena publikohet në faqe fansash me mijëra ndjekës.