Sara Hoxha, një nga aksioneret e Top Medias dhe i fejuari i saj Ledion Liço para pak kohësh u larguan nga Shqipëria sëbashku me djelin e tyre të vetëm për pak ditë pushimi.
Pas prezantimit të Ledionit të ‘Oscars on Top’, duket se ata janë bërë disi nostalgjik për kohët e pushimeve. Ka qënë Sara ajo që ka postuar një foto me të birin në plazh duke shkruajtur nën diçiturë ‘Kokëkuqi im i vogël’. Hoxha shfaqet me bikini në një formë shumë të mirë fizike pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
