Pas lajmit që ajo vet bëri të ditur se nuk do të ishte më pjesë e emisionit të ndjekur ‘Elite Zone’ të cilin e prezantonte, mediat filluan të kuriozohen nëse emisioni do të vazhdonte të eksistonte apo jo. Në fakt, emisini i Elita Rudit, të dashurës së reperit Gjiko, do të ‘transformohet në ‘Exclusive Zone’.
Emisionin e ri do ta prezantojë Alba Morina, ish-moderatore e KTV-së. Ajo e ka bërë këtë të ditur në llogarinë e saj në Instagram ku edhe ka zbuluar logon e re të emisionit.
