Një gjë e pazakaontë ka ndodhur ditën e mërkurë kur paraqitja e aktores Brie Larson në një nga emisionet më të ndjekura të mëngjesit shkaktoi jo pak kritika.
Aktorja ishte ftuar bashkë me kolegët: Tom Hiddleston dhe Samuel L Jackson në emisionin “The One Show” për të folur për projektin më të ri, 'Kong: Skull Island'. E veshur me një palë kominoshe dhe pa shumë make-up, ajo që binte në sy ishte pikërisht dekolteja e aktores. Kjo gjë shkaktoi komente të menjëhershme në rrjete sociale, ku përdoruesit shkruanin se veshja e saj ishte komplet e papërshtatshme.

“E ke idenë që është ora 7 e mëngjesit?” shkruante dikush, ndërkohë që një tjetër e pyeste se nëse e kishte parë veten në pasqyrë para se të diltë në televizion. Megjithëse duhet thënë se dekolteja e Bri-së nuk është vërtet aq e ekzagjeruar. Vitet e fundit, komentet dhe euforia në rrjete sociale ndikohen shumë nga fuqia e virales. Diçka që nuk është vërtet serioze, bëhet e tillë në momentin që shkruhet nga të gjithë