Çështja e Big Brother Albania 9 na ka shoqëruar prej kohësh tashmë.
Kur do të fillojë? Sa pjesëmarrës do të ketë? Sa do të jetë çmimi i madh? Cilat do të jenë rregullat? Prezantuesi? Opinionisti? Këto kanë qënë disa nga pyetjet më të shpeshta që janë bërë për këtë format.
Ndërsa është zbuluar tashmë se show televiziv do të fillojë më 18 Mars, faqja zyrtare e spektaklit ka publikuar një video ku prezanton stafin që do të qëndrojë pas kuintave duke u kujdesur që çdo gjë të shkojë më së miri. Ata shfaqen me një veshje serioze, të rrethuar nga kamerat dhe në fund duke ngrënë sushi.