Që pas suksesit të jashtëzakonshëm me këngën e re “Redrum”, Era Istrefi duket se ka krijuar një dobësi për ngjyrën e kuqe, që ishte edhe motivi kryesor i klipit.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo tregoi look-un e saj më të ri. Këngëtarja shqiptare shihet me një palë pauke të kuqe flakë, me baluke të shkurtra dhe me doreza të gjata latex-i, të ngjashme me ato që Kylie Jenner ka përdorur në një editorial për revistën “Complex” disa muaj më parë.
