Pas Labinot Gashit nga 21-shi në KTV, ikjes së Adriatik Kelmendit në 21-sh dhe Top Hop Hitit nga KTV në Klan Kosova, ka edhe një lëvizje.
Emisioni hulumtues i Liberta Spahiut “Prive” nuk do të shfaqet më në Klan Kosova, pasi pas ardhjes së Top Hop Hitit nuk ka mbetur më hapësirë, për programin e saj. “Prive do të shkojë në TVSH dhe do të transmetohet në këtë televizion publik”, ka thënë autorja e emisionit Liberta Spahiu.
Ajo nuk ka dhënë detaje më shumë por ka thënë se e ka lajmëruar Baton Haxhiun, njësoj sikur Labi përmes një mesazhi, veç se kjo e ka bërë përmes Viber-it.