Flash

Letra e vogëlushes Bana Alabed për Trump!

Lapsi.al 25 January 2017
Letra e vogëlushes Bana Alabed për Trump!

Bana Alabed, vogëlushja siriane 7-vjeçare e njohur në të gjithë botën për “tweet”-et e saj nga Alepo, i ka shkruar një letër të hapur presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar të ndërhyjë në favor të fëmijve sirianë.

“Ju lutem president, mund t’i shpëtosh fëmijët dhe popullin e Sirisë”, – shkruan Bana 7-vjeçare.

Letra e plotë e Banës:

I dashur Donald Trump.

Emri im është Bana Alabed dhe jam një shtatë vjeçare nga Siria, nga Alepo.

Kam jetuar në Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar, jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.

Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi, në Alepo isha në shkollë, por shpejt ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve.

Disa nga shokët e mi vdiqën.

Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë. Në Alepo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes.

Në Turqi, tash mund të luajë dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhe pse këtë se kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.

Megjithatë, miliona fëmijë sirianë nuk janë si unë dhe akoma janë duke vuajtur në shumë pjesë të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve.

E di se ti do të jesh presidenti i ri i Amerikës, ndaj a mundesh të lutem të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit e Sirisë? Ti duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri, sepse ata meritojnë paqe.

Nëse më premton se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, jam tashmë mikja jote e re.

Pres se çfarë do të bësh për fëmijët në Siri.

Të këshilluara

Albana Osmani tregon dashurinë e saj (Foto)

Albana përveç aftësive të saj, tashmë të vërtetuar në gazetari ka dhe një dashuri e pasion të madh për pikturën. Moderatorja  ka postuar një foto në inst...

17:44

Zbulohet e fshehta e çiftit Trump

Disa ekspertë të gjuhës së trupit kanë arritur në konkluzionin se dashuria mungon thuajse plotësisht në çiftin Trump. Melania Trump është “një obje...

07:23

Adelina Berisha e dashura e biznesmenit....

Zakonisht këngëtaret e bukura i kanë lidhur me njerëz të pushtetshëm e të pasur. Herë i kanë quajtur të dashura politikanësh, biznesmenësh, etj. Ndonëse e...

08:31

Iggy prezanton të dashurin e ri!(Foto)

Këngëtarja u shfaq me rroba banjoje të kuqe, ndërsa çiftit në këtë arratisje meksikane u ishin bashkuar edhe disa miq të përbashkët. 26-vjeçarja, e nominuar ...

08:16

Mesazhet romantike të Arminës me Zenin

Ata janë tashmë një nga çiftet publikë më simpatikë. Shpesh të shigjetuar, ish-miss Albania dhe djali i ish-kryeministrit po jetojnë një marrëdhënie që duket se...

23:16

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI