Ata janë tashmë një nga çiftet publikë më simpatikë. Shpesh të shigjetuar, ish-miss Albania dhe djali i ish-kryeministrit po jetojnë një marrëdhënie që duket se qëndron larg stuhive dhe sulmeve, që për ta, janë thjesht politikë.
Dashuria e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës herë pas here del edhe jashtë kufijëve intim; teksa i shohim në foto çift, apo kur shkëmbejnë dedikime në publik.
Ndonëse shfaqet si vajzë rebele, duket se këtë herë blogerja e njohur i është përshtatur karakterit të partnerit, përderisa mesazhi që ka postuar në adresë të tij, është tejet romantik.
"Më duaj ashtu siç do era një gjethe që këputet në vjeshtë", i thotë Armina - Zenit, ndërsa ai i shkruan se është "një lule e çelur dhe jo gjethe vjeshte". Por edhe në këtë rast, Armina ka një përgjigje; e krahason me erën.