Flash

Jolanda Dhamo: Përse nuk flas më me shoqen e vjetër Parashqevi Simaku

Lapsi.al 27 December 2016
Jolanda Dhamo: Përse nuk flas më me shoqen e vjetër Parashqevi

Jolanda Dhamo këngëtarja e njohur e festivaleve ka rrëfyer detaje nga jeta e saj në emisionin “Rudina” pasditen e së hënës. Ajo ka treguar mes të tjerash edhe për raportet me një miken e saj të vjetër, Parashqevi Simakun. Jolanda thotë se deklarata e saj kohë me parë se “Parashqevia kishte pësuar një paralizë faciale” ishte keqkuptuar.

“Ne nuk kemi folur më që atëherë… Tani kam informacione që Parashqevia është shumë mirë bashkë me djalin 12-vjeçar në Çikago. Për mua Parashqevia është një zonjë e madhe”.

Rudina e pyeti përse shkak u bë deklarata e saj.

“Jo, jo, ajo ishte një keqkuptim. Nuk është se nuk flasim. Nuk kemi asnjë lidhje më për arsyet e saj. Ajo është tërhequr për arsyet e saj. Në atë kohë pati shumë abuzime me lajmet që u shpërndanë “Jolanda e bëri për famë”, “Jolanda e zbuloi…”, “Jolanda tha kështu….” Ҫfarë bëra unë e shkreta? Unë thashë vetëm që është mikesha ime, ka pësuar një paralizë parciale. Tani është mirë. Kaq….”

Ajo tregoi edhe jetën e tyre përpara viteve 90.

“Unë e kam pasur shumë shoqe, është shumë e mirë. Parashqevia është rritur në shtëpinë time. Vinte nga një familje jo shumë e pasur dhe kemi kaluar kohë të bukura. Mbaj mend në fillimet tona, linim edhe takime për ta bërë rrugën bashkë, ajo nga Kavaja, unë nga Durrësi, për Tiranë…., e linim takohemi në këtë vagon”

Në fund Jolanda iu drejtua me një mesazh shoqes së vjetër: “Është shumë e mirë. Dua ta dijë që është mikja ime më e mirë. I uroj fat e mbarësi. Më vjen shumë keq që nuk kthehet, sepse ashtu siç i mungon ajo Shqipërisë, edhe asaj i mungon Shqipëria”.

Image result for parashqevi simaku jolanda dhamo

Image result for parashqevi simaku jolanda dhamo

 

Të këshilluara

Fotoja e fundit e George Michael

Kjo është fotoja e fundit e George Michael, yllit të muzikës që u nda nga jeta mbrëmë në moshën 53 vjeçare s...

11:36

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI