Flash

Ish-bashkëshorti rrëfen martesën e dështuar me Rovena Dilon

Lapsi.al 26 November 2016
Ish-bashkëshorti rrëfen martesën e dështuar me Rovena Dilon

Florian Riza ish –futbollisti i Tiranes vjen në një rrëfim interesant të jetës së tij.

Ai rrëfen impresionet dhe emocionet nga Kampionati Europian, ku e ndoqi nga afër për dhjetë ditë në Francë, projektet, ambiciet si dhe gjendjen emocionale aktuale. Gjithashtu ai është shprehur për herë të parë rreth divorcit me këngëtaren Rovena Dilo.

Riza, i cili sapo ka hedhur pas krahëve një divorc prej dhjetë vitesh bashkëjetesë me këngëtaren Rovena Dilo duket se ndihet mirë në këtë fazë të jetës së tij. Tepër i rezervuar ai mundohet të shpjegojë gjendjen emocionale.

 “Jam në një fazë interesante të jetës. Ndihem mirë në të gjitha drejtimet. Pastaj italianët thonë që jeta fillon pas të 40 -ve. Unë quhem 7 vjeç sipas tyre. Për martesën ka shumë batuta.

Të gjithë i përshtaten një prej batutave ose e gjejnë veten të njëra prej tyre. Ka pasur koncepte strikte për martesën, por besoj konceptet kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Unë vetë mbetem i mendimit që njeriu nuk ka pse konsumohet nëse nuk e dëshiron një gjë në rastin konkret martesën. Ashtu siç e përkufizon dhe ligji martesa është vullnet i palëve për të jetuar së bashku.

Nëse vullneti ka humbur, martesa bie poshtë. Nuk jam ekspert martesash dhe realisht nuk kam pse vlerësoj as të dështuarat dhe as të suksesshmet. Martesa të dështuara ka pafund, por dhe të suksesshme jo se nuk ka, ose ka dhe shumë që duken si të suksesshme, ka njerëz që jetojnë për t’i treguar të tjerëve suksese e lumturi false unë nuk hyj te këta tipa”,- përfundon kapitullin në lidhje me një pjesë të jetës së tij Riza.

Ndërsa lidhur me projektet më të afërta, shprehet se janë gjithnjë aty, varet nga personi sa i zoti është t’i zbulojë e realizojë ato, duke qenë i bindur se nuk i mungojnë koha e mjaftueshme, dëshira e mirë, aftësia e duhur dhe shoqëria ideale për të pasur, zbuluar e realizuar projekte të ndryshme./Revista Elite/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI