Flash

Ami dhe Ermali me vilë të re në "Rolling Hills", kushton 400-500 mijë euro

Lapsi.al 26 November 2016
Ami dhe Ermali me vilë të re në "Rolling Hills",

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë bërë pronarë të një vile superluksoze në zonën më ekskluzive të Tiranës, pikërisht në kompleksin “Rolling Hills”, kompleks i vendosur në juglindje të Tiranës.

Sipas mediave të ndryshme, rezidenca e tyre e re kushton 400-500 mijë euro, ndërsa ndodhet në kompleksin ku jetojnë edhe shumë personazhe të rëndësishëm e të njohur në vend, raporton “Panorama Plus”.

Kështu, sipas burimeve tona, komshinjtë e rinj të moderatorit të njohur të programit “Xing me Errmalin” në “Tv Klan” janë ish-kryeministri Fatos Nano, moderatori i programit më të ndjekur “Opinion”, Blendi Fevziu, moderatori i “Zonë e lirë” Arian Çani, etj. Rezidencat janë të hapësirave të vogla, 700 metra katrorë e deri në vila mbi 1500 metra katrorë. Edhe pse lajmi se Ami dhe Ermali kishin blerë një vilë super të shhtrenjtë ka pak muaj që po qarkullon në media, Ami e pranoi këtë fakt në programin e Rudina Magjistarit këtë javë.

Ami deklaroi se ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë blerë këtë shtëpi, duke thënë se nuk është aspak turp për ta që kanë investuar për një pronë të tillë, sepse në fund të fundit, është një investim i gjithë punës dhe sakrificave të tyre ndër vite.

Ndër të tjera, Ami u shpreh se kanë komshinj shumë personazhe të njohur “Po, është e vërtetë. Është në një nga zonat më të mira të Tiranës. Ka shumë personazhe të njohur. Nuk është turp të pranosh që jeton në një vend luksoz, sepse ai vend është investim i kthyer mbrapsht i shumë viteve investim, të një pune të fortë që kemibërë të dy”, deklaroi ajo te “Rudina”.

Kështu prindërit e djalit Joel, të cilët janë shprehur se po planifikojnë të sjellin në jetë fëmijën e dytë, kanë investuar shuma të mëdha parash për të personalizuar këtë vilë larg qendrës së kryeqytetit.

Supervilat e stilit ”Champagne” janë ndër më të pëlqyerat e momentit, edhe për pishinat që kanë në ambientin jashtë tyre, në kompleksin me 113 ndërtesa të stilit neoklasik. Edhe pse çifti ende nuk i kanë mbushur të 35-at, ata kanë mundur që blejnë një vilë kaq të shtrenjtë, pasi paralelisht me punën në televizion, ata merren me disa biznese fitimprurëse.

Kujtojmë që i pari që u përfol se kishte blerë vilë pranë kompleksit “Rolling Hills” ishte ish-kryetari i Partisë Socialiste dhe ishKryeministri, Fatos Nano me bashkëshorten Xhoana, pas kthimit të tyre nga Vjena.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI