Flash

Takimi/ Mesazhet e fshehta që përcollën me veshjen Michelle dhe Melania

Lapsi.al 14 November 2016
Takimi/ Mesazhet e fshehta që përcollën me veshjen Michelle dhe

Gjatë takimit mes Obamës dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë shumë mesazhe nuk u thanë me zë të lartë. Ashtu si “gjuha e trupit” komunikoi shumë në bisedën mes Donald dhe Barack, edhe në takimin e bashkëshorteve Melanie dhe Michelle nuk mbeti më pas. Siç raporton New York Times, Michelle dha disa mesazhe të fshehura me veshjen që kishte zgjedhur. Më poshtë vijnë 3 mesazhe të mundshme që ish-Zonja e Parë mund të ketë kërkuar të dërgojë te Melanie.

1) “Mos i mbyllni dyert e Shteteve të Bashkuara”.

Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, Michelle kishte veshur një fustan të purpurt me një shirit ngjyrë portokalli vertikalisht në pjesën e përparme, i stiluar nga Narciso Rodriguez. Zgjedhja e dizejnuesit nuk mund të jetë e rastësishme. Rodriguez është djali i një çifti emigrantësh kubanë duke u kthyer një nga simbolet e ëndrrës amerikane. Nëse Rodriguez është bërë ai që është, për shkak të mirëpritjes nga Shtetet e Bashkuara. Ndoshta mesazhi është “mendojeni një herë përpara se të ngrini mure”.

2) “Të jesh një zonjë e parë nuk do të thotë që jetosh nën hijen e burrit tënd”

Rodriguez kishte stiluar edhe kostumin bardhezi që zonja Obama veshi kur burri i saj mbajti fjalën pas fitores në Çikago në vitin 2008. Ajo ngriti një sërë diskutimesh për shkak të dekoltesë mjaft të hapur. Kjo për të treguar se edhe Michelle ishte një zë në këtë presidencë.

3) “Të gjithë shohin te ju imazhin e Shteteve të Bashkuara”

Ajo nuk ka shkuar pa u vënë re ishte se Michelle kishte veshur një fustan të Rodriguez edhe në rastin e fjalimit në mbështetje të Clinton në Filadelfia. Shumë dizenjues kanë pasur mundësi të veshin Michelle, por Rodriguez është një emër i përsëritur. Hillary Clinton nisi e para të shpërndajë mesazhe kur veshi një kostum të Ralph Lauren me ngjyrë të purpurt, me rastin e fjalimit për humbjen, të mërkurën në mëngjes, duke kombinuar kuqen dhe blunë në një nuancë të vetme sikur kishte bashkuar ngjyrat e kombit. Dhe Michelle Obama vazhdoi të njëtat sinjale kur ajo zgjodhi një fustan të purpurt të Narciso Rodriguez me një kurbë portokalli për takimin me Melania Trump.

4) “Unë e di se nuk mund të konkurroj, por unë jam Zonja e parë”

Nga ana tjetër, Melania u prezantua në takim me një fustan në të zi me linja të pastra dhe këpucë Lobutin. Shumë thjeshtësi që mund të tregojë përulje nga ana ato që i ankohen burrit.  Melania është e vetëdijshme për popullaritetin e Michelle dhe e di se të fillojë një konkurs tani do të ishte vetëvrasje. Ajo zgjodhi të fluturojë ulët dhe të zgjedhë veshjet e vetme, pa ndihmën e një stilisti. Ajo dha përshtypjen se është në hapat e parë të kësaj detyre./pergatiti lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI