Flash

Era Istrefi takohet me Bujar Nishanin, dëshiron të marrë nënshtetësinë e Shqipërisë

Lapsi.al 12 November 2016
Era Istrefi takohet me Bujar Nishanin, dëshiron të marrë

Era Istrefi është konsideruar si ambasadorja më e re e Kosovës dhe Shqipërisë në botë. Karriera e këngëtares, që ka arritur të rrëmbejë jo vetëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, por edhe të nënshkruajë një kontratë 1 milionë dollarëshe me një studio prestigjioze diskografike në Londër, është duke lulëzuar.

 

Megjithatë, nënshtetësia e Kosovës duket se ka qenë pengesë për karrierën e Erës, e cila prej disa javësh i është drejtuar zyrës së presidentit Bujar Nishani për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Burime pranë Presidencës kanë treguar për “Bluetooth” se këngëtarja ka dorëzuar dosjen me kërkesën për nënshtetësi, e cila është marrë në shqyrtim nga presidenti.

 

Megjithatë, menaxheri i këngëtares, njëkohësisht edhe i dashuri i saj, Faton Shoshi është shprehur se kërkesa e Erës është miratuar dhe këngëtarja do të marrë javën që vjen nënshtetësinë në një takim me presidentin Nishani.

 

Në fakt, kanë qenë të shumtë artistët nga Kosova që kanë kërkuar e që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Sipas menaxherit të Era Istrefit, “janë të shumta eventet që ajo nuk merr dot pjesë për shkak të nënshtetësisë”. “Era e ka promovuar Shqipërinë kudo ku ka shkuar. Në të gjitha intervistat ka thënë që është shqiptare dhe ka folur me krenari për këtë vend dhe vendlindjen e saj Kosovën”, është shprehur Fatoni.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI