Flash

Hajrie Rondo, mesazhi prekës i aktores që mposhti kancerin

Lapsi.al 22 October 2016
Hajrie Rondo, mesazhi prekës i aktores që mposhti kancerin

Ajo luftoi fort, rezistoi përballë sëmundjes vdekjeprurëse dhe në fund ia doli të qëndrojë triumfatore duke u kapur pas jetës.

Aktorja e mirënjohur e kinematofrafisë shqiptare dhe teatrit, Hajrie Rondo, u ngjit sërish në skenë aty ku edhe numëron me dhjetra role të suksesshme.

E ndërsa vetë ia doli të fitojë mbi të keqen, Rondo vjen edhe me një mesazh të fortë për të gjithë gratë dhe vajzat në muajin kundër kancerit të gjirit: “Bëhuni të forta, jeta është e bukur dhe jeta duhet mbajtur fort, me dhëmbë”.

Më poshtë fjala e plotë e aktores në ceremoninë e marrjes së Medaljes së Mirënjohjes nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ne mbrëmë kishim premierën në Teatrin e Metropolit dhe unë jam pjesë e asaj shfaqeje. Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila më bënë ofertën isha në dilemë, do ta marr apo jo thashë? 

Do të rri në shtëpi të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen apo ti them asaj def, ik tutje sepse kam pak punë? Zgjodha këtë të dytën dhe bëra mirë dhe ia dola. U lodha një çikë vërtet por gjithë stafi, drejtoresha, regjisorja dhe partnerët ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen.

 Me këtë rol le të kontribuoj pak edhe mesazhi, meqë është dhe muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për t’iu dhënë të gjitha grave shqiptare dhe për t’iu thënë atyre që të bëhen të forta, jeta është e bukur dhe jeta duhet mbajtur fort, me dhëmbë.

 Kam një bekim nga nëna ime dhe kam edhe një poezi që unë e mbaj në arkivin tim si artiste dhe sa herë më duhen e recitoj. Është një poezi me pak vargje, nëse dëshironi:

Më lindi nëna rreth vatrës zjarr ndriçuar

Përreth, ishte errësirë

Në terr e qara ime u dëgjua

Në këmbë u ngrit një ditë mugëtirë

Por diellin në sy ma la të shkruar

Me dritën do të vdes e dashuruar

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, duke filluar që nga i lashti i skenës, Nderi i Kombit, zoti Arbana dhe deri te më të rinjtë, te Gazi, te vajza ime, të gjithë stafin, te motra ime e dashur, mbesa dhe të gjithë stafin tuaj zoti kryetar.

 Betohem dhe të jap fjalën që do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjit prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI