Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Rrëfimi prekës i transgjinorit shqiptar: Jam 29 vjeç por ndihem si 70

Lapsi.al 21 October 2016
Rrëfimi prekës i transgjinorit shqiptar: Jam 29 vjeç por ndihem

Linda është modele dhe make up-iste në Itali, por dhe një nga trangjinoret e para shqiptare. Ajo ka ardhur në Shqipëri për herë të fundit para 10 viteve dhe sot e ftuar në "Top Show Magazine", ajo ka treguar historinë e saj.

"Nga Shqipëria jam larguar në vitin 1999. Në Shqipëri ndoshta fjala trans duket si në ofendim, por në të vërtetë është vetëm një term. Unë kam lindur mashkull por që në kujtimet e para të jetës mendoja se isha femër, luaja me kukulla dhe rrija vetëm me vajza të moshës time, asnjëherë me djem. Prindërit nuk shqetësoheshin, pasi mendonin se ishte thjesht një lojë. Në periudhën e pubertetit unë kuptova që s'isha femër, por s'doja ta pranoja.Nuk kam puthur asnjëherë një vajzë.

E kisha të vështirë të flisja me të tjerët sepse më dukej sikur s'më kuptonin. Me babain nuk kam marrëdhënie që kur isha e vogël. U divorcua me mamin sepse ishin martuar pa dëshirë dhe nuk kontribuonte në familje. Në Itali shkova kur isha në klasë të pestë. Në klasë të gjashtë isha ende si djalë dhe ishte pak e vështirë. Në këtë periudhë më lindën pyetjet e para si dhe fillova të rrrija me vajzat e klasës dhe ato më pranuan në mesin e tyre. Rrita flokët dhe ndryshova stilin e veshjes. Në moshën 19-vjeçare nisa të jetoj vetëm dhe fillova të punoj si parukiere. Atëhere njoha një vajzë transeksuale, pra një djalë që ishte bërë vajzë. Kur e pashë, mendova se ishte vajza më e bukur që kisha parë. Pas dy javësh, ajo më tha se ishte kthyer në vajzë dhe se më parë kishte qenë djalë. Nisa ta pyesja dhe aty filloi të ndryshonte dhe jeta ime. Ajo më tha të mos e bëja ndryshimin sepse jeta ime do ishte shumë e vështirë.

Nëse do kisha mundësi të zgjidhja, s'do isha kjo që jam. Jam 29 vjeç, por ndihem 70 vjeç për shkak të lodhjes. Nënën e takoj, por shumë rrallë. Ajo tregohet e ftohtë dhe më vjen për të qeshur ndonjëherë kur më thotë 'biri i nënës', tregon Linda.

Përsa i përket martesës, ajo tha se nuk beson tek dashuria. Sipas Lindës, djemtë e duan derisa kuptojnë që është transeksuale. Ajo shpjegon se në Itali nuk guxojnë të ushtrojnë dhunë për shkak se i tremben ligjit. "Kur i njoh, fillimisht nuk u them gjë. Më pas, nëse më pelqen ja them", tha 29-vjeçarja. / Anabel.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI