Ai është një nga moderatorët më popullorë por edhe më të dashur për publikun shqiptar. Mungesa e Ad Krastës në ekranet televizive është diskutuar jo pak herë, gjithashtu edhe arsyet e shkëputjes së tij, që mesa duket ka qenë e përkohshme… Kohët e fundit po qarkullojnë zërat se prezantuesi do të angazhohet së shpejti në televizionin “Ora News”. Ai këto kohë është parë në ambientet e këtij televizioni , dhe burime për “Bordo” raportojnë se një kontratë është firmosur. Se cili do të jetë show i ardhshëm i Adit në këtë televizion na mbetet ta zbulojmë në vijim. Ky lajm me siguri që do të gëzojë admiruesit e tij , pasi do t’i rikthehet ekranit një nga moderatorët më të pëlqyer që ka ditur t’i rezistojë kohës…
“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes
Një konflikt politik ka filluar në Itali dhe shkak është Ukraina dhe furnizimi i saj me armatime. Ministri i Mbrojtjes së Italisë...