Flash

Sherr mes aktorëve apo shpikje për audiencë?

Lapsi.al 3 October 2016
Sherr mes aktorëve apo shpikje për audiencë?

Një lajm jo pak i çuditshëm është shpërndarë vetëm një ditë para premierës së sezonit të ri të "2 XL". Sipas artikullit të publikuar nga portali syri.net, aktorët kryesorë të këtij show, Albano Bogdo dhe Julian Deda janë përplasur fort në një sherr.

"Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përplasje të paprecedentë, por burimet thonë se dy aktorët kanë lëshuar edhe fjalët e fundit kundrejt njëri-tjetrit në një përplasje që ndoshta mund të kishte degjeneruar edhe në konflikt fizik." - shkruhet në lajmin ku vetëm dy rreshta më poshtë ky version hidhet poshtë nga vetë syri.net!!! "Syri.net ka arritur të mësojë vetëm se përplasja ka ndodhur për parapërgatijet e show-ut dhe disa xhirime që janë bërë më herët, por konkretisht pritet që në ditët në vazhdim të hidhet më shumë dritë sa i takon kësaj përpljase të paprecedentë. Siuata bëhet akoma më alarmante kur incidenti raportohet vetëm një ditën përpara premirës së parë të Apartamentit2XL që është këtë të martë në orën 21.00."

Kështu, dyshimet për fallcitetin e lajmit shtohen po të kemi parasysh jo vetëm kontradiktat mes rreshtash, por dhe afërsinë e dy aktorëve me drejtuesit e këtij portali të cilët me siguri do duhet të botonin pa pikëpyetje dinamikën e ngjarjes (po të qe e vërtetë). Më shumë, ky artikull të ngjan me një tentativë vëmendje, të cilën siç është vërtetuar, shqiptarët mund ta marrin lehtësisht prej sherreve. Teza e "shpikjes për vëmendje" përforcohet nëse kujtojmë episodin e çunave të Fiks-it të cilët u detyruan të puthen në buzë për pak më shumë audiencë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI