Flash

Elhaida Dani: Si i humba 10 kilogramë vetëm për…

Lapsi.al 28 September 2016
Elhaida Dani: Si i humba 10 kilogramë vetëm për…

Prej fitores së saj në “The Voice of Italy” kanë kaluar 3 vjet, por që nga ajo kohë, 25-vjecarja nga Shkodra vazhdon të përgatitet për një rol shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Musical-i “Notre Dame de Paris” është tashmë në fazën e fundit të produksionit dhe pritet që premierën ta ketë më 23 Nëntor në Pallatin e Kongreseve në Paris. Shqiptarja Elhaida Dani do të jetë dublantja e Esmeraldës dhe për këtë ditë duket se ka punuar fortë.

Sic tregon shkodrania në një intervistë për Top Channel, ajo ka “luftuar” shumë për këtë rol, i cili iu besua që një natë pas finales së “The Voice” Elhaida tregon se i është dashur të kalojë audicione të tjera, pavarësisht se Riccardo Cocciante, kompozitori i veprës e kishte zgjedhur vetë.

“Jam shumë e lumtur për këtë rol. Që pas fitores në “The Voice of Italy”, kur u ula për darkë me Cocciante-n, ai më tha që ta merrja këtë rol të rëndësishëm në rikthimin e “Notre Dame de Paris” në Francë, aty ku edhe ka lindur kjo histori e Viktor Hygo. U ndjeva shumë e nderuar dhe fillova punën menjëherë”,- u shpreh Dani.. 

“Shkolla që unë kam bërë ka qenë muzikologjia. Musical-in e njihja, e doja shumë, por asnjëherë nuk kam pasur eksperienca me të, ndaj kur shihja në audicione profesionistë të kësaj fushe, pyesja veten: A do ia dal? I jam dedikuar plotësisht përgatitjeve. Kam pasur orë e orë me prova, në recitim, në gjuhën frënge, etj. Kam humbur madje 10 kilogramë”,- ka rrëfyer me të qeshur, parapërgatitjet Elhaida.

Musical-i i “Notre Dame de Paris” është përkthyer në disa gjuhë të botës dhe është luajtur në shumë skena të botës nga artistë të ndryshëm. Por varianti origjinal i kastit që e ka interpretuar në vitin 2008 në Paris, me kompozimin e Riçardo Cocciante, është ai që mbahet mend më shumë.

Të këshilluara

Robert Aliaj është i alkoolizuar?

Përplasja e fortë mbrëmjen e së hënës në "Dance With Me" me sa duket e ka një shpjegim. Shpërthimi i kantautorit Robert Aliaj mund të ketë ardhur pikërisht nga ...

20:44

Zbulohet miliarderi i Bleonës

Diçka e madhe po vjen nga Bleona dhe kësaj rradhe, në mos ndonjë “shashkë” të cilave ia shohim shpesh tymin, një...

11:22

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI