Flash

Thellohet skandali/ Prezantuesja shqiptare abortoi në muajin e gjashtë

Lapsi.al 20 September 2016
Thellohet skandali/ Prezantuesja shqiptare abortoi në muajin e gjashtë

Shumë është përfolur për skandalin e ndarjes dhe abortit të Kristela Gjokës dhe Agon Abdullahut, i njohur në muzikë si Noga.

Por, pavarësisht këtij fakti, duket se nga kjo histori ende ka detaje të pa zbuluara të cilat vetëm se po thellojnë historinë tronditëse.

Pasi Agoni zbuloi në rrjete sociale foto nga ultrazëri që tregonte ecurinë e shtatzënisë deri në muajin e gjashtë, duket se ai nuk është ndalur. Nga burime të sigurta mësohet se Noga ka arritur të zbulojë edhe vendin ku Kristela ka kryer abortin e vajzës. Këngëtari i njohur për jetën e tij luksoze po pretendon se aborti është kryer në maternitetin Mbretëresha Geraldinë dhe këtë ia kanë konfirmuar edhe mjekë brenda qendrës.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë skandali thellohet edhe më tej pasi që edhe legjislacioni shqiptar ndalon abortin në fazën e shtatzënisë ku gjendej Kristela meqenëse pas tre muajsh, bebja në bark zhvillohet nga embrion në fetus. Mbetet të shihet nëse kjo histori do marrë kahje të implikimeve gjyqësore meqenëse në të, nëse pretendimet janë të vërteta, ligji është thyer në institucionet shtetërore dhe kjo përbën skandal në hallkat e sistemit shëndetësor. /Prive.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI