Flash

Fejohet Bora Kokëdhima, zbulohen detaje dhe foto nga ceremonia private në Dhërmi

Lapsi.al 19 September 2016
Fejohet Bora Kokëdhima, zbulohen detaje dhe foto nga ceremonia private

Stilistja dhe vajza e dytë e ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima, u fejua këtë fundjavë në një ceremoni private në jug të vendit. Festa që zgjati tre ditë u mbajt në vendin e origjinës së familjes Kokëdhima.

Bora Kokëdhima tregoi për Opinion se gjithë organizimi ishte menduar dhe realizuar prej saj. “Zgjodha jugun e vendit sepse janë rrënjët dhe origjina ime këtu, por një tjetër arsye e fortë është që gjyshi im i ndjerë “fle” në Qeparo dhe doja të isha afër tij”, thotë 28-vjeçarja. Veshjet e saj, të partnerit dhe një pjese të mirë të të ftuarve ishin stiluar vetë nga Bora Kokëdhima. “Fustani im ishte SAVAGE, ndërsa partneri im veshi kostumin e parë për meshkuj SAVAGE. 80% e të ftuarave femra ishin veshur me SAVAGE”, thotë Bora.

Unaza që mori?! “Ajo është një unazë diamant 1.2 karat, prerja markez, 4 gram flori i bardhë zgjedhje e partnerit tim”, rrëfen stilistja e cila nuk është rezervuar për të dhënë detaje nga ceremonia. “Zgjiodha dj dhe violina për shoqërim. Mora kompleksin “Empire” me qera. Zgjodha Abas për kokteile. Gjithçka u organizua në formën e një fundjave me rrethin më të ngushtë të familjareve të mi dhe partnerit dhe shumë pak miq tanët. Zgjodha kuzhinierët e “Pulëbardha” për gatim “live” dhe menuja ishte kryesisht peshku. Dhe sikur mos të mjaftonte i gjithë organizimi Bora na tregon se në fund përfundoi duke bërë edhe DJ, (pas kapitullimit të DJ-të të saj) ku ajo dhe të ftuarit festuan “stoik” deri në oret e para të mëngjesit.

Këngëtarja Besa Kokëdhima në ceremoninë e fejesës së të motrës

Për partnerin e saj, vajza e Koço Kokëdhimës nuk ka preferuar të flasë pothuajse fare. Nga ana tjetër, babai i vajzës, vetë ish-deputeti Koço Kokëdhima është shprehur për dhëndrin; “Olsi është një djalë i mrekullueshëm”. 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI