Flash

Deklarata bombë e Noizyt që do të zemëronte mijëra fansa

Lapsi.al 20 September 2016
Deklarata bombë e Noizyt që do të zemëronte mijëra

Hetimet për sherrin e famshëm të ndodhur në Prishtinë duket se do të mbeten në kufijtë e deklaratave verbale të të përfshirëve dhe dëshmitarëve. Kjo, pasi sipas vetë reperit i cili foli Live nga Milano në Opinion, filmimet në parkingun ku ndodhi përplasja me armë, nuk ekzistojnë!

Noizy kërkoi me ngulm dhe bëri thirrje që xhirimet e kamerave të sigurisë të hotelit "Swiss Diamond" të gjehen dhe në këtë mënyrë do të mësohej e vërteta se pse nisi sherri mes grupit të tij dhe Babastars.

Reperi shqiptar i cili mbeti i plagosur lehtë tha se e gjitha kishte filluar pasi " një makinë erdhi me shpejtësi dhe desh i shtypi çunat. Erdhi në parkingun e Swiss Diamond dhe pasqyra e madhe e Range Rover përplasi një nga anëtarët e OTR".

"Nëse nuk është kështu siç them unë, unë e lë muzikën, nuk këndoj më." - deklaroi lideri i OTR, vendim i cili me siguri do të zemëronte mijëra fansa të këngëtarit.

Mosekzistencën e filmimeve të kamerave të sigurisë e konfirmoi në studio dhe gazetari kosovar Berat Buzhala i cili tha se gjithashtu ishte interesuar për t'i pasur ato xhirime.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI