Flash

Bebe Rexha zgjodhi të vishet me “At’Nikolla” në Javën e Modës, stilistja: “Do krijoj diçka ekskluzive për të”

Lapsi.al 14 September 2016
Bebe Rexha zgjodhi të vishet me “At’Nikolla” në

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga vizita e saj e parë në vendin e të parëve, kantautorja me origjinë Shqiptare e cila mbajti një koncert madhështor në Tiranë, i është kthyer jetës dhe angazhimeve të saj në Amerikë.

Menjëherë pas mbërritjes në New York, Bebe Rexha mori pjesë në disa prej shfaqjeve më të rëndësishme në “Javën e Modës” atje. Por, ajo që habiti të gjithë ndjekësit e 27-vjeçares ishte veshja që Bebe Rexha zgjodhi për një nga paraqitjet e saj si e ftuar.

Ishte vetë këngëtarja me origjinë nga Dibra e Madhe e cila falenderoi stilisten shqiptare Enada Atnikolla për veshjen e saj. Me një look të ngjashëm me atë të ikonës Brigitte Bardot, Bleta punëtore e muzikës duket se rrëmbeu vëmendjen dhe për sensin e saj të modës.

Këtë aspekt ka vlerësuar dhe stilstja At’Nikolla e cila rrëfen për takimin me Bebe Rexhën: “Aktualisht Bebe Rexha është një nga këngëtaret më “In” në SHBA, ndaj është kënaqësi që ta takosh dhe për më tepër të të vij në shtëpinë tënde, në atelienë ku unë krijoj. Kaluam disa orë të mrekullueshme, ku unë u befasova me thjeshtësinë dhe butësinë e saj, karakteristikë e njerëzve të talentuar. Më pëlqeu shumë fakti që ajo zgjodhi veshjet më “cool”, më moderne, tendencë dhe chic të koleksionit të fundit. Kjo ishte tipar dallues tek të gjitha gjërat që zgjodhi për të marrë me vete në Amerikë. Kështu që përveç natyrës së saj, ajo që më bëri përshtypje ishte dhe shija e saj për veshjet, të cilat marrin vlerësim maksimal nga unë. Kjo më impenjon që në të ardhmen të krijoj diçka eksluzive për të, duke patur parasysh natyrën, guston dhe pjesën e showbiz-it të cilës tashmë ajo i përket”, ka komentuar stilistja Enada At’Nikolla.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI