Flash

Deshmitarët: Si u plagos Noizy në qendër të Prishtinës (VIDEO)

Lapsi.al 13 September 2016
Deshmitarët: Si u plagos Noizy në qendër të Prishtinës

Një dëshmitar okular, që ishte në hotel në momentin kur ndodhi përleshja me armë mes OTR-së dhe Babastars, ka treguar për “Magazina.al” ngjarjen se si ajo ka ndodhur. Dëshmitari që nuk preferoi të identifikohet, ka rrëfyer se ishte fare pranë tavolinës ku ishte ulur Noizy.

“Ai po pinte kafe në restorantin e hotelit, kur aty erdhi Skivi bashkë me një djalë dhe më një femër tjetër. Sapo ka ardhur Skivi kanë nisur sharjet mes tyre”, ka treguar dëshmitari. Më pas siç tregon ai, Skivi ka thirrur në telefon “bandën” e tij, të cilët kanë ardhur me një veturë.

“Në atë moment ka nisë një rrëmujë e madhe. Noizy është afruar afër veturës, ku ishte Cozmani dhe një fjalosje e sipër e ka goditur fort me grusht në fytyrë shoferin, që e kishte emrin Albert. E më pas me të njëjtën forcë e ka goditur edhe Cozmanin’, vazhdon rrëfimin dëshmitari.

“Në atë rast janë dëgjuar dy tre të shtëna në fillim, kurse më pas edhe disa tjera, ku janë lënduar dy persona”, tregon dëshmitari i tmerruar me atë që kishte parë me sy.

Policia sipas tij ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por është dashur edhe ndihma e njësisë speciale për të arrestuar të përfshirët në këtë sulm me armë.

Kurse pak orë pas sherrit, vetë Noizy ka postuar një video ku tregon se gjithçka është në rregull dhe se ka vijuar planin për të kënduar në Mitrovicë dhe Ferizaj. Këngëtari ka treguar se nuk ka pasur asnjë dëmtim serioz, duke mos pranuar dhe që ka marrë plagë.

Nga ana tjetër, Noizy u shpreh se e vërteta e ngjarjes do të merret vesh pasi të publikohen videon e asaj që ka ndodhur brenda në hotel.

“Kanë me dal videot edhe pak. Sonte u pres në Mitrovicë dhe Ferizaj. Nuk kam dëmtime në kokë. Gjaku është i dikujt tjetër, jo i imi”, u shpreh Noizy.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI