Flash

Lufta e Audiencës/ E shtuna dita kur ndeshen, Klani, Topi dhe Vizioni

Lapsi.al 13 September 2016
Lufta e Audiencës/ E shtuna dita kur ndeshen, Klani, Topi dhe Vizioni

E shtuna e kësaj jave do të nisë një sfidë për televizionet shqiptare. Tre emisione do të konkurrojnë me njëri-tjetrin në të njëjtin orar me formate krejtësisht të ndryshme, por luajnë me temat e preferuara të publikut shqiptar: historitë njerëzore, dhe satirën.Top Channel shfaq për herë të parë 'Dua të të bëj të lumtur', që rikthen Arbana Osmanin shtatë muaj pas 'Në 1 javë'. Emisioni i saj i ri do të përcjellë historitë e vërteta të shqiptarëve; ata që duan të kërkojnë falje; ata që duan të shprehin dashurinë, dhimbjen, vuajtjet. Ndaj kjo verë ka qenë plot udhëtime brenda e jashtë vendit për Arbanën, çka premton shumë surpriza. 'Dua të të bëj të lumtur' është varianti shqiptar i 'C'e Posta Për Te', të Maria De Filippi-t, një prej formateve më të suksesshme në Itali.

Ndërkaq, televizioni Klan sjell këtë të shtunë premierën e 'Xing me Ermalin', që është përfolur shumë në media pas largimit të Ermal Mamaqit nga Digitalb, ku drejtoi me sukses '6 Ditë pa Ermalin'. Emisioni i ri do të sjellë plot 'gallata e gjëra' siç ka paralajmëruar Mamaqi në spotin e 'Xingut', duke lënë të kuptohet se të ftuarit do të priten me satirë dhe batuta, në stilin e emisionit të mëparshëm.

Vizion Plus do të rinisë në tetor 'Al Pazarin' me Agron Llakajn. Prej shtatë sezonesh, spektakli i humorit ka fituar audiencën e vet, ndonëse përgjatë katër viteve nuk ka hasur konkurrencën e televizioneve të tjera publike, duke qëndruar shumicën e kohës i vetmi spektakël në këtë fashë orare.

Nga ana tjetër, duke qenë se satira ndërthuret me aktualitetin, të ftuarit janë personazhe shumë të përfolur mediatikisht dhe moderatori është një prej tyre, 'Xing me Ermalin' do të jetë një kundërshtar i fortë të shtunave mbrëma./Anabel/

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI