Flash

Einxhel Shkira: Pse u largova nga "Dance With Me"

Lapsi.al 7 September 2016
Einxhel Shkira: Pse u largova nga "Dance With Me"

Fillimisht u njoftua se Einxhel Shkira do të ishte konkurrente e ‘Dance With Me’, por në një njoftim të dytë, u mësua që moderatorja s’do të jetë pjesë e spektaklit. Ditëve të fundit u përfol në media se kjo erdhi si pasojë e një konflikti mes saj dhe koreografit Albi Nako, por Einxhel e mohoi këtë për Anabel.al duke thënë se ishte një vendim i mirëmenduar prej saj. Në vijim tregon arsyet që e kanë shtyrë:

‘Ashtu si unë, prova kërcimi kanë bërë shumë të tjerë; disa kanë qëndruar, disa jo. Arsyeja e largimit tim nuk ka të bëjë aspak me atë çfarë shkruhet. Përkundrazi, unë gëzoj një marrëdhënie shumë të mirë me Albi Nakon, e respektoj punën e tij. Arsyeja e largimit tim nga DWM ka të bëjë me mosrespektimin e kontratës dhe mungesën e profesionalizmit.’- sqaroi Einxhel për Anabel.al.

Ajo tha se sipas kushteve të përcaktuara, as konkurrentët, as stafi i spektaklit nuk duhet të zbulojnë emrat pjesëmarrës përpara natës së parë të spektaklit; por kjo është shkelur.

‘Që kur u kontaktova nga produksioni nuk kam dashur të prononcohem mediatikisht për përpjesëmarrjen. Për shumë arsye, kjo përvojë nuk ka qenë fort e dëshiruar prej meje. Për aspiratat, për të ardhmen e karrierës sime, ky spektakël mund të ishte një pengesë. Megjithatë për hir të një marrëveshjeje, ramë dakord për një heshtje të plotë deri ditën e spektaklit, heshtje e cila u thye nga vetë produksioni, që trumbetoi pjesëmarrjen time nëpër media pa qenë akoma e sigurt.’

Po nga ana e produksionit, Einxhel vëren një tjetër shkelje; asaj nuk i është gjetur një partner, çka e ka penalizuar të vijojë provat dhe e ka nxitur të heqë dorë.

‘Sipas kushteve të kontratës që kemi firmosur është produksioni që duhet të kujdeset për gjetjen e partnerit. Pasi bëmë provat fillestare, nisën të më paraqisnin problemin e mosgjetjes së një partneri, gjë që më dha shtysën e fundit për të hequr dorë.’

Anabel.al kontaktoi edhe me produksionin. Popi Kola, asistent regjisor i ‘Dance With Me’, shprehet se nuk ka pasur asgjë personale mes produksionit dhe Einxhel Shkirës; i vetmi problem ka qenë pamundësia e gjetjes së një partneri kërcimi.

‘Gjetja e një partneri për Einxhelin ka qenë tej mase e vështirë; duhet të kombinohen në staturë, të kenë kimi, komunikim të mirë në skenë. I vetmi konkurrent që do të kombinohej me Einxhelin e kishte tashmë një partnere, ndërsa partneri i dytë që u pa i përshtatshëm, pati angazhime të tjera gjatë provave.’

‘Donim që Einxhel të ishte pjesë e spektaklit, por vetë formati i ‘Dance With Me’, ku personazheve u duhet të kërcejnë me njëri-tjetrin, jo vetëm me balerinë profesionistë, ka vështirësi për gjetjen e partnerit të duhur. Kemi ftuar emra shumë të njohur që janë larguar sepse në skenë është tjetër gjë; mund të mos kenë vesh muzike, mund të mos kombinojnë me partnerin, mund të mos kenë kimi. Kjo s’ka të bëjë me ata personalisht.’

Einxhel nga ana e saj shprehet se sidoqoftë qëllimi i saj nuk është vëmendja apo publiciteti; kërkon një karrierë të një tjetër natyre.

‘Shumë vite përvojë natyrisht meritojnë respekt nga një fillestare si unë. Ndoshta s’jam VIP si disa, por qëllimi im nuk është të jem super e famshme. Dua thjesht të bëj mirë punën time, të jem e qetë dhe e lumtur, gjë që nuk e pres nga DWM apo faktorë të tjerë mediatikë.’

Askush s’ka në dorë të ardhmen apo karrierën time, nuk pranoj të jem objekti i askujt apo të bëj kompromise për hir të diçkaje që s’ka kurrfarë vlere për mua. Disa njerëz që kanë ca gurë në dorë mendojnë se mund të bëjnë ç’të duan me të tjerët, por jo me mua; lumturia ime s’ka si të jetë në dorën e të tjerëve!’

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI