Flash

A na ka gënjyer Bleona për martesën me Ganiun?

Lapsi.al 28 August 2016
A na ka gënjyer Bleona për martesën me Ganiun?

Me vite të tëra është përfolur për lidhjen e saj me ish-bashkëshortin Gani Bardha, por duket se kur fjala është për Bleonën, shumë fakte mbeten për t'u verifikuar. Si me rastin e moshës, të cilën këngëtarja e modifikoi kudo ku mundi me qëllim karriere në Amerikë, të ngjan dhe zbulimi i gazetarëve të Klan Kosova. Në ciklin e dokumentarëve ‘E vërteta e fshehur e yjeve’, të përgatitur enkas nga gazetari Vlorijan Halili për Bleonën, mësuam edhe një detaj ekskluziv nga burime të afërta, i pa thënë më parë. Bleona dhe Ganiu kanë qenë ligjërisht të martuar... për vetëm dy muaj!

"Gjatë kësaj periudhe, Bleona ka jetuar në Dallas por aspak e kënaqur është zhvendosur në Los Angeles duke mbajtur ndarjen pak a shumë sekret nga publiku mes tjerash për shkak të respektit të madh për njëri-tjetrin.

Koha kur Ganiu vetëm se ishte shfaqur publikisht me të dashura të tjera, në 2014-tën paraqiti momentin kur publikisht u kuptua ndarja, që kishte ndodhur shumë më herët." - shkruan Prive.

Në intervista, Bleona gjithmonë është shprehur mirënjohëse për Ganiun që e mori në Amerikë duke thënë se ndarja kishte ndodhur pas 5 vitesh, me kompromis.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI