Flash

Reperi shqiptar rrëfen prapaskenat e martesës së dështuar me prezantuesen e Top Channel

Lapsi.al 24 August 2016
Reperi shqiptar rrëfen prapaskenat e martesës së dështuar me

Historia me fund të hidhur e prezantueses së “Top Channel”, Kristela Gjoka dhe reperit nga Kosova, Agon Fejzullahu (Noga) ka tronditur publikun. Përveç faktit që martesa zgjati vetëm 21 ditë, artisti deklaroi se Kristela abortoi fëmijën e tyre në muajin e gjashtë. Ata u martuan më 17 Qershor 2016, dhe në harkun e tre javëve diçka ndodhi mes çiftit që ata i dhanë fund lidhjes me shumë mllef ndaj njeri-tjetrit. Agon Abdullahu njihet si reper në tregun muzikor të Kosovës, pasi u spikat që në moshën 5 vjeçare për talentin e tij në fushën e BeatBox. Albumin e parë e publikoi në moshën 10 vjeçare, ndërsa në vitet 2009-2010, u zgjodh si adoleshenti më i mirë në Evropë për BeatBox. Suksesi i tij shihet edhe në pjesëmarrjen në koncertet e këngëtarëve me famë botërore si: 50 cent, Snoop Dogg, Busta Rhymes, Method Man & Red Man etj. Në tregun e aristëve shqiptarë ka bashkëpunuar me: MC Kresha, Lyrical Son, Noizy, Dr.Mic, Stine, G-Fighter, Luro, Skillz, TDS, Kastro Zizo, Dj Blunt, Real 1. Pas deklaratës së Kristelës, se Noga e përdori për famë, ai rrëfen për “Story” çfarë ndodhi mes dy 20 vjeçarëve në ditët e martesës më të shkurtër të showbizz-it.

Ku u njohët me Kristela Gjokën?

Jemi takuar rastësisht në Ulqin. Unë kam qenë me shoqërinë time dhe ajo

me shoqërinë e saj. Aty u njohëm dhe planifikuam të ardhmen me

njëri-tjetrin.

Si ndihesh pas kësaj ndodhie në jetën tënde private?

Normal që nuk ndihem mirë, pasi ajo abortoi fëmijën tonë (që ishte

vajzë), në muajin e gjashtë të shatzënisë dhe pa dijeninë time. Unë

vetëm e dërgova te familja, dhe ajo bëri këtë gjë. Nuk erdhi me mua për

pushimet që kishim prenotuar në Turqi, në hotelin Adami&Eva.

U shprehe se gjithçka e bëri për të përfituar nga pasuria jote. Kishit bërë celebrim?

Po, për pasuri e bëri, por për fat të mirë unë s’kisha bërë kurorëzim me të kështu që…

Sa para ke shpenzuar me të gjatë kohës që ishit bashkë?

Sa vlera e gjysmës së qytetit të saj. Vetëm dasma kushtoi 70.000 Euro. Më shumë s’po flas.

Kur e kuptove se të donte vetëm për paratë?

Sepse po të ishte e dashuruar, sadopak të më donte nuk do të largohej

nga shtëpia pa asnjë kontakt, s’do mohonte shtatzëninë, do të më

pranonte siç jam me familjen, do të vinte me pushime me mua, s’do

abortonte fëmijën tonë pa lejen time në muajin e gjashtë… Të gjitha këto

më bënë të kuptoj se çfarë lloj dashurie ka pasur ajo.

Ndarja erdhi si rrufe në qiell të hapur për publikun. Çfarë ndodhi në martesën e tuaj 21 ditore që filluan mosmarrëveshjet?

Si fillim ajo mohonte shtatzëninë në shoqëri dhe media. Veç kësaj kishte

kërkesa absurde, nuk ishte tip familjare me sjellje normale që mund të

bëjë një njeri që të do.

Dhe si ishin ato tre javë si të martuar?

Unë personalisht kam menduar gjithë jetën me të, ndërsa ajo besoj se i ka numëruar ditët me mua.

Nga kush përbëhet familja jote? E vërtetë është që s’donte të jetonte me familjen tënde?

Familja ime përbëhet nga nëna dhe dy motrat. Edhe pse shpenzuam 1

milionë Euro për të rregulluar shtëpinë, dhe ajo zgjodhi gjithçka që

preferonte që nga dhoma, etj., prapë u largua nga shtëpia dhe s’u duk më

fare.

Sa ditë qëndroi pas martesës, dhe ta bëri të qartë që po ndahej nga ty?

Qëndroi tre javë. Ajo mohoi shtatzëninë dhe vazhdoi jetën e saj. Më

thoshte gjithmonë: “Mos trego që jam shtatzënë, sepse s’dua ta reklamoj

fëmijën tim! S’e kuptoja fare, sepse lumturia nuk ka pse të fshihet”.

Pas ndarjes postove foto me një tjetër bionde në krah. Ke nisur lidhje të re?

Ajo është pjesë e familjes sonë. Lidhje të re jo, sepse kam ndjenja dhe

karakter. E nga kjo situatë që më është krijuar s’më lejon të mendoj për

atë pjesë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI