Ajo nuk është këngëtare, as modele e as ndonjë personazh që e ka bërë publikun për vete përmes artit, aktrimit apo profesioneve të tjera të veçanta që i bëjnë personazhet të kthehen në “VIP-a”.
Megjithatë fama që ajo ka marrë i kapërcen edhe disa personazhe që me të vërtetë kanë ofruar diçka nga vetja. Për Iva Alikon, mjaftoi vetëm një deklaratë që ajo të zinte faqet e para të mediave rozë: “Kam marrëdhënie me një deputet të Kuvendit të Kosovës, i cili është i martuar dhe ka 4 fëmijë”. E vërtetë apo jo, bukuroshja vlonjate ja arriti qëllimit... Mediat po flasin për të.
Në intervistat e saj televizive, Iva Aliko ka deklaruar se deputeti në fjalë, emrin e të cilit (nëse është i vërtetë) duket se nuk do ta thotë kurrë, i ka blerë një shtëpi në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.
Iva pati deklaruar se apartamenti në fjalë rrinte thuajse bosh dhe ajo e shfrytëzonte rrallë kur deputeti nga Kosova vinte në Tiranë. Madje sex-simboli vlonjat mendonte edhe ta shiste e t’i jepte për bamirësi paratë e marra nga shitja e apartamentit ku ajo thoshte se nuk jetonte aty. Por kjo, nuk duket aspak e vërtetë. Iva Aliko jeton në këtë apartamente bashkë me të janë edhe dy mikesha të saj bjonde.
Iva është parë shpesh të dalë nga apartamenti i saj, së bashku me mikeshat, me të cilat frekuenton edhe kafe në lokalet rreth kodrës së Diellit.
Ashtu edhe ky mëngjes, Iva është zgjuar herët. Në këto foto të bëra nga Express Iva Aliko shfaqet sportive, me kanatiere dhe pantallona të shkurtra. Edhe pse është mëngjes dhe bukuroshja ka dalë nga shtëpia për të shkuar në supermarketin pranë pallatit ku banon, Iva nuk ka harruar të vë grim në fytyrë, edhe pse flokët ka zgjedhur t’i kapë në mënyrë të shkujdesur.
Kjo nuk është hera e parë që Iva Aliko frekuenton shtëpinë tek Kodra e Diellit, madje prej muajsh të tërë ajo është parë të jetojë në këtë apartament. Mesa duket vajza vlonjate që pretendon se është e lidhur me deputetin kosovar, është tërhequr nga “gjesti i bamirësisë”, për ta dhuruar apartamentin. /Express/
