Flash

Koncerti i Dua Lipës, plas sherri mes mediave të Prishtinës dhe Tiranës

Lapsi.al 10 August 2016
Koncerti i Dua Lipës, plas sherri mes mediave të Prishtinës dhe

Revista e njohur online në Tiranë, Anabel, ka qenë mjaft kritike ndaj koncertit live të Dua Lipës mbrëmë në Prishtinë. Ndërsa pritet që këngëtarja nga Prishtina, e cila jeton në Londër, të këndojë sot në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, Anabel ka vërejtur se performanca e parë e këngëtares së re ka qenë zhgënjyese. 

 

"Një publik prej mbi 17 mijë njerëzish e priti me padurim koncertin e parë të këngëtares me famë botërore në vendlindje, por atmosfera mbeti fatkeqësisht në kufijtë e monotonisë. Dua Lipa u ngjit në skenë me një ecje të ngadaltë dhe e nisi koncertin me një këngë së cilës pothuajse askush s'ia dinte tekstin", shkruan Anabel. Sipas saj, i gjithi koncerti ishte i trishtueshëm dhe mungoi energjia. Madje aty nuk shkëlqyen as disa këngëtarë që ishin të ftuar.

 

"Koncerti u duk qysh prej fillimit i mbarsur me këtë mungesë energjie. U hap me një performancë nga MC Kresha dhe Lyrical Son, që po ashtu nuk ia dolën të shkëlqenin. Ata silleshin rrotull duke bërë pauza dhe dukeshin aq të shpërbërë, sa ngjante sikur po kërkonin diçka nëpër skenë. Edhe reperi më i kërkuar i momentit, e kishte humbur madhështinë e tij", raporton Anabel.

 

Por këto komente të Anabel nuk janë pritur aspak mirë nga mediat në Prishtinë. Njëra prej tyre, magazina.al e ka krahasuar revistën e Tirnaës me mediat serbe.

 

"Nuk janë mediat serbe por ato në Shqipëri të cilat kanë derdhur vrer pas koncertit të Dua Lipës në Prishtinë. Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, mbrëmë ka mbajtur një koncert ku morën pjesë rreth 20 mijë njerëz. Por ky fakt nuk i ka bërë fare përshtypje mediave në Shqipëri, të cilat e kanë quajtur si të “dështuar” koncertin e saj në Prishtinë", shkruan magazina.al.

 

"Sipas tyre Dua Lipa, nuk ka dhënë as 1/10 e energjisë që jep në koncertet e saj në Angli, derisa ajo shpesh ka ndërprerë koncertin nga emocionet që jepte publiku. Por “Anabel” si duket nuk i ka parë këto pamje nga atmosfera e koncertit... Nuk ishte tjetër veç një koncert i nivelit evropian i cili rrallë shihet në shtetet e rajonit, e aq më pak në Shqipëri, vend i cili njihet për dështimin e koncerteve të yjeve të njohur", replikon magazina.al duke e zhvendosur polemikën e një koncerti në përplasje mes Tiranës dhe Prishtinës.

 

Sot në mbrëmjë, sytë do të drejtohen në Tiranë, ku Dua Lipa do të japë koncertin e saj të dytë. Të shohim se si do ta përcjellin atë mediat e dy kryeqyteteve shqiptare. /lapsi.al/

 

(Më poshtë artikulli i plotë i Anabel)

 

Zhgënjen koncerti i Dua Lipës: Harron pjesën më të rëndësishme në Angli!

 

Dua Lipa vërtet këndon në zhanrin e quajtur 'pop i errët', por kjo nuk e justifikon mungesën e energjisë që shfaqi mbrëmë në koncertin e Prishtinës.

Një publik prej mbi 17 mijë njerëzish e priti me padurim koncertin e parë të këngëtares me famë botërore në vendlindje, por atmosfera mbeti fatkeqësisht në kufijtë e monotonisë. Dua Lipa u ngjit në skenë me një ecje të ngadaltë dhe e nisi koncertin me një këngë së cilës pothuajse askush s'ia dinte tekstin: 'Bloë Your Mind'.

Të gjithë ishin mbledhur aty për emrin Dua Lipa. Megjithatë, kur 21-vjeçarja këndoi këngë që nuk ishin 'Be the One' apo 'Hotter than Hell', mes njerëzve u ndje një gëk-mëk i trishtë, kërcime në “vend-numëro”, apo pak video për Snapchat.

Hutimi i shoqëroi pothuaj deri në fund, gati nuk u panë të entuziazmuar kur ajo këndoi edhe dy këngë të njohura. Spektakli i vakët zgjati më shumë se dy orë. Ndoshta më mirë do të kishte qenë që ajo të ishte e ftuara speciale e ndonjë eventi, apo në ndonjë club.

Në performancat në Angli Dua Lipa është dukur më energjike. Mbrëmë nuk dha as 1/10-ën e energjisë së spikatur në performancën live në Eurosonic në shkurt të 2016-ës.

Në fakt, koncerti u duk qysh prej fillimit i mbarsur me këtë mungesë energjie. U hap me një performancë nga MC Kresha dhe Lyrical Son, që po ashtu nuk ia dolën të shkëlqenin. Ata silleshin rrotull duke bërë pauza dhe dukeshin aq të shpërbërë, sa ngjante sikur po kërkonin diçka nëpër skenë. Edhe reperi më i kërkuar i momentit, e kishte humbur madhështinë e tij.

Më e trishtueshmja është se, momenti më i hareshëm kur publikut iu dëgjua zëri, ishte gjatë pritjes së Dua Lipës, kur një DJ me durimin më të shkurtër në histori, ndërronte njëra pas tjetrës këngë shqiptare apo të huaja që zgjasnin 30 sekonda. Së paku, ato publiku i këndoi njëzëri.

Sepse mirë apo keq, këto këngë i dinin, ndaj do të ishte më mirë të zhvillohej një koncert me këngëtarët më të njohur shqiptarë ku Dua Lipa të këndonte vetëm 'Be the One', sesa një koncert ku njerëzit shkuan vetëm për 'emrin e madh', këngëtaren shqiptare që po korr sukses nëpër botë etj., etj., por u duk se nuk u sintonizuan kurrë. /anabel/

Të këshilluara

Dua Lipa në Prishtinë (VIDEO)

Dua Lipa ka bërë një promovim të madh për fansat e saj tnë Prishtinë. Ajo ka thënë se albumin e saj të par&eum...

20:58

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI