Flash

Dasma e parë në Pallatin e Kongreseve, martohet djali i Ylli Ndroqit

Lapsi.al 25 July 2016
Dasma e parë në Pallatin e Kongreseve, martohet djali i Ylli Ndroqit

Ndërkohë që na ka pushtuar peridha e dasmave dhe e celebrimeve, një tjetër figurë mediatike ka nisur përgatitjet e dasmës së të birit. Pronari i një prej televizioneve më të mëdhenj informativ në vend, siç është Ora News, Ylli Ndroqi, ka filluar përgatitjet për martesën e djalit të tij të madh Redon Ndroqi.

Nuk ka për të qenë e lehtë, pasi kjo ndoshta është dasma që nuk keni parë dhe imagjinuar kurrë. Vendi e bën të tillë. Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin ku bëhen koncerte muzikorë dhe kongrese partish, do të mbërrijnë dasmorët e parë.

Pallati i Kongreseve është vendi ku do të mbahet super dasma, që pret të mbledhë jo vetëm të afërm të familjes Ndroqi, por edhe njerëz të medias, bisnesmenë e figurat kryesore të politikës në vend.

Është vetë familja që po merret me organizimin e duket se gjithçka është vënë përpara tashmë. Çifti sapo ka përfunduar një udhëtim që duket se sa ka prirë Muajin e Mjaltit, aq edhe ka qenë memorizimi i lidhjes së tyre. Pikërisht, Redoni dhe e fejuara e tij armene, sapo kanë realizuar setin fotografik të dasmës në qytetet më të bukura të Francës.

Ndërsa, eventi i madh i dasmës do të realizohet në fillim të muajit shtator. Një verë plot dasma kjo e 2016-ës, ku emrat e njohur garojnë për stilin dhe pompozitetin që do të marrë eventi i secilit. Pas dasmës përrallore të Etida Topit dhe Ilir Bregasit këtë fundjavë, shtatori do të jetë i zhurmshëm për dasmën e familjes Ndroqi, ndërsa e tillë pritet të jetë edhe dasma e Elia Zaharias e Princ Lekës, që do të mbahet në 8 tetor./Bordo

Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqi, Redon Ndroqi dhe e fejuara e tij

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI