Flash

FOTO/ Tuna me një të dashur 10 vjet më të ri

Lapsi.al 23 July 2016
FOTO/ Tuna me një të dashur 10 vjet më të ri

Tuna Sejdiu dhe Ylli Limani prej disa javësh janë në shënjestër të mediave sociale për një lidhje mes tyre që tejkalon miqësinë. Dy artistët po shpenzojnë gjithmonë e më shumë kohë bashkë, duke filluar nga puna në studiot muzikore, koncerte ku performojnë çift, e deri tek argëtimet në club-et e natës, gjë që ka bërë të dyshohet për një lidhje pasionante dashurie, që sapo ka filluar. Kjo marrëdhënie e re e Tunës nis vetëm pak muaj pas ndarjes së saj nga reperi Cozman, me të cilin pati një lidhje të fuqishme, që u shoqërua edhe me bashkëpunime të suksesshme.

Por eklipsimi i Cozman nga këngëtarja në koncertet e tyre, bëri që ai ta ndiente këtë anashkalim dhe t’i jepnim kështu fund historisë së tyre. Gjithsesi, mediat kanë shkruar se për Tunën ka gjithmonë një mashkull tjetër që ia zë vendin atij që iku, pasi ajo gjithmonë suksesin e kërkon në çift.

Dhe ky është Ylli Limani, 21- vjeçari nga Prishtina, i cili tashmë po komentohet vetëm për marrëdhënien e zjarrtë me artisten 31-vjeçare nga Shkupi. Edhe pse me 10 vite diferencë, mosha mes artistëve nuk përbën asnjëherë problem, nëse atyre u ndodh të gjejnë shpirtin binjak. Këngëtarët nuk e kanë pranuar ende këtë lidhje, por sjelljet e tyre në publik flasin për të kundërtën.

Ata e hapën vetë lojën e thashethemeve me disa foto në mesnatë në një club nate, ku Ylli e prekte Tunën në pjesë intime, ndërsa ajo kishte veshur një veshje rrjetë të zezë. Pas ndarjes nga Cozman, Tuna vazhdon të jetë aktive në mbrëmje e koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër, edhe Ylli Limani me projektet e reja që solli këtë verë, ia arriti të rezervojë shumë data koncertesh gjatë këtij sezoni artistik.

Kjo konsiderohet lëvizja e re Tunës, e cila e kërkon gjithmonë dashurinë paralel me suksesin profesional, pasi ajo gjithmonë mbështetet te bashkëpunëtorët meshkuj. Pas Cozman, Tuna u bë çift në muzikë me Ardian Bujupin, me të cilin performoi në një koncert të përbashkët, ndërsa ndalesa e fundit pas zbehjes së suksesit, është Limani.

Tuna hyri në tregun muzikor në vitin 2000 në gjinitë pop, R&B, hip hop, dance-pop. Ndërsa Ylli Limani është djali nga Prishtina që lëvron muzikën pop. Ai u bë i njohur për publikun pas paraqitjes së tij dhe suksesit në edicionin e parë të talent shout “The Voice of Albania”, në nëntor të vitit 2011, kur ishte vetëm 17 vjeç./panorama/

Tuna-Altuna-Sejdiu-dhe-Ylli-Limani-qe-mendohet-si-i-dashuri-i-saj-i-ri1

YLL-LIMANI-TUNA-261x300

 

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI