Flash

Enada At’Nikolla denoncon vjedhjen e Bora Kokëdhimës dhe fotografit Mertiri

Lapsi.al 13 June 2016
Enada At’Nikolla denoncon vjedhjen e Bora Kokëdhimës dhe

Stilistja e njohur shqiptare përmes një shkrimi dhe fotosh krahasuese të botuara në revistën e saj “Bordo”, pretendon se puna e saj krijuese është kopjuar!

Në artikullin e publikuar online, vihet theksi tek kapelet në formë lulesh, që me sa duket janë të ngjashme me ato që At’Nikolla dizenjoi fillimisht dhe më pas Bora Kokëdhima, përdori për të promovuar punën e saj.

“Një set fotografik i publikuar në rrjetet sociale mbrëmjen e së shtunës (datë 11 qershor 2016), nga fotografi Endrit Mërtiri dhe Bora Kokëdhima nuk ishte as më shumë e as më pak, veçse një kopje e koleksionit Spring-Summer 2015, të stilistes Enada At’Nikolla krijuar për revistën BORDO. Vitin që shkoi At’Nikolla i bashkangjiti veshjeve të saj haute couture një koleksion kapelesh, të cilat ishin frymëzuar teksa ajo krijoi të parin parfum të saj, Enada At’Nikolla Prive. Pikërisht kapelet-lule korrenspondonin me lulet, që ishin zgjedhur për aromën e parfumit të saj.

Koleksionin houte couture, kapelet-lule dhe parfumi At’Nikolla Prive u prezantuan ekskluzivisht në numrin e parë të revistës BORDO, që u publikua në Korrik 2015, teksa i mbante veshur supermodelja Xhesika Berberi, fotografuar nga Geljant Kaleci. Gati një vit më pas, një imitim i këtij koleksioni, e mandej edhe një pozë vjen nga stilistja Bora Kokëdhima, që është prezantuar nën siglën Savage dhe fotografi Endrit Mërtiri, teksa pozon modelja Elena Lika. Është kjo mungesë krijimtarie, apo dëshirë për vëmendje?!” – përfundon shkrimi i publikuar në revistën “Bordo”. 

Të këshilluara

Marina Vjollca shtatzënë?

Paraqitja e saj në publik të dielën mbrëma në emisionin “Proçesi Sportiv”, ka ngritur dyshime rreth një shtatz&...

09:11

Aurela Hoxha zhvesh Albana Osmanin

Ajo është pa dyshim një nga femrat më të bukura të ekranit. Por, krahas portretit tipik dhe personalitetit “malësor&rdq...

16:50

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI