Flash

Tronditet bota muzikore, ylli i "The Voice" qëllohet për vdekje

Lapsi.al 11 June 2016
Tronditet bota muzikore, ylli i "The Voice" qëllohet për

Këngëtarja Christina Grimmie, e njohur për pjesëmarrjen në programin muzikor televiziv amerikan “The Voice”, ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në Florida.

Policia lokale deklaroi se këngëtarja u qëllua nga një person teksa nënshkruante autografe për fansat, pas një koncerti në Orlando. Agresori, i cili u ndalua nga vëllai i Grimmie, më pas vrau veten.

Këngëtarja 22-vjeçare ndërroi jetë pak më vonë në spital për shkak të plagëve të rënda. Në vitin 2014, Grimmie doli e treta në sezonin e gjashtë të spektaklit “The Voice”.

Përmes një mesazhi në Twitter, policia e Orlandos u shpreh: “Me keqardhje të thellë na duhet të konfirmojmë se zonjush Christina Grimmie u nda nga jeta për shkak të plagëve”.

Ndërsa stafi i saj shkroi: “Me zemër të thyer njoftojmë se Christina u nda nga ne dhe shkoi në shtëpinë e Zotit”.

Ndërkohë, një hetim policor ka nisur për të zbuluar se si i dyshuari ka arritur të hyjë në koncert me armën e zjarrit.

Të këshilluara

Si bën seks Arian Çani?

Drejtuesi i “Zonë e Lirë” vuan nga hernia diskale, një sëmundje e sikletshme dhe e dhimbshme për ata që si Çani...

11:33

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI