Flash

Pasi mungoi në Finale, aktori i “2XL” flet për ofertat dhe mundësinë e largimit

Lapsi.al 2 June 2016
Pasi mungoi në Finale, aktori i “2XL” flet për ofertat dhe

Mungesa e Albano Bogdos në finalen e show-t të humorit, duket se u përjetua me shqetësim nga shikuesit e Apartamentit 2XL. Ishte fillimisht kolegu i tij Julian Deda që sqaroi se për shkak të sëmundjes, Albano Bogdo nuk mundi të ishte në program. Dhe tashmë, është vetë aktori i cili ka treguar për Opinion arsyen e “zhdukjes” nga ekrani.  “Kisha disa ditë që po kaloja një sëmundje dhe përpara shfaqjes fola me Turin dhe me Julin dhe ramë dakort që të dilja në shfaqje. Mirëpo aq rezistova, nuk kisha më energji, dhe u detyrova ta lija në mes.” – rrëfen Albano.

I pyetur për mundësinë e ndonjë oferte, për të braktisur Vizion Plus dhe emisionin i cili e bëri të famshëm, aktori Bogdo tregon: “Ofertat më kanë munguar, sepse është e kotë ti bësh ofertë dikujt që nuk ikën. Këtë e dinë të gjithë, unë nuk iki. Për vetë faktin që mendoj se është formati që më përshtatet më shumë, plus marrëdhëniet që kam me drejtuesit, kolegët, me njerëzit që na ndjekin, etj. S’besoj se mund ta gjej diku tjetër atë frymë. Ne jemi si familje.” – përfundon ai. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI