Flash

Ledri Vula tregon sekretin që e mban lidhur me Adelën

Lapsi.al 16 May 2016
Ledri Vula tregon sekretin që e mban lidhur me Adelën

Ledri Vula tregohet shumë i rezervuar kur vjen fjala për dashurinë. Këtë e ka theksuar edhe në intervistën e fundit, ku ka thënë se pyetjet mbi dashurinë janë pjesa që më shumë e vë në siklet nga intevistat: ‘Intervistat i kam problem’, ka thënë ai për Fjolla Bislimin e Express Rozë, ‘Më bëjnë pyetje të cilave nuk di t’i jap përgjigje’.

E megjithatë, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjes se çfarë e bëri të dashurohet pas të dashurës së tij. Ndonëse ai nuk përmendi asnjë emër kur u pyet se kush e shoqëronte në pushimet në Maldive, pyetjes ‘Si ia fitoi zemrën ajo (Adela)’ iu përgjigj kështu:‘Me dashuri. Si mund të fitohet zemra përveçse me dashuri?’ Ledri gjithashtu ka rrëfyer se tashmë ka ndryshuar perceptimi që ka mbi vajzat që i pëlqejnë: ‘Më parë më pëlqenin femrat e bukura. Tani kërkoj njeriun e mirë, njeriun me të cilin shkon shoqëria, biseda, ata që kanë energji pozitive’.

Ledri Vula dhe Adela Sollaku janë bashkë prej pothuajse një viti./ Anabel

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI