Flash

Pas humbjes së babait, dëshira e vajzës për nënën në "Ka një mesazh për ty"

Lapsi.al 15 May 2016
Pas humbjes së babait, dëshira e vajzës për nënën

Jeta na përball me shumë fatkeqësi dhe jemi ne që duhet t’i përballojmë ato. Çdo fatkeqësi në vetëvete është e dhimbshme, por kur ajo prek personat më të dashur kthehet në një dramë. Në vend që të rriturit t’u japin kurajë fëmijëve, janë këta të fundit që u japin kurajo më të rriturve.

Këtë e dëshmon personazhi i ditës së sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek e Diela Shqiptare.

Ajo është Melisa Muça vetëm15-vjeçe, nga fshati Mullet i Tiranës, e cila ka vendosur që në programin e së dielës t’i bëjë një surprizë nënës së saj.

melisa

Ajo rrëfen historinë e dhimbshme të familjes, histori e cila nisi që para dy vitesh, kur babai i saj shfaqi shqetësime shëndetësore dhe kishte dhimbje të vazhdueshme koke. Por një ditë, sikur të mos mjaftonte kjo, ai fatkeqësisht u rrëzua nga lartësi jo shumë e madhe, pasi u pengua nga një degë peme duke u dëmtuar nga pjesa e djathtë e barkut, rrëfen Melisa.

Pasi shkoi për t’u vizituar për këtë problem, doktorët i vunë në dukje edhe një sëmundje tjetër që ai mbarte, por që deri në atë kohë ishte e panjohur për ata, një tumor, që më pas i mori jetën.

Melisa rrëfen se babai i saj më pas iu nënshtrua operacionit i cili zgjati 5 orë, por që mjekët nuk bënin dot gjë pasi ai kishte një masë të madhe tumori. Tumori rezultoi “femër” dhe filloi të zgjerohej dita-ditës.

“Të shikoje personin e dashur në atë gjendje ishte e tmerrshme”- rrëfen Melisa.

“Por megjithatë ai asnjëherë nuk e humbi shpresën, as në minutat e fundit të jetës.”

Pas përkeqësimit të vazhdueshëm të shëndetit të tij, ndodhi edhe ajo që u preu buzëqeshjen familjes Muça, ai ndërroi jetë.

Por arsyeja se pse Melisa gjendet në studion e “E Diela Shqiptare”, është e ëma.

razija

Që pas humbjes së babait Melisa thotë se e ëma e saj ka ndryshuar shumë. “Nuk buzëqesh më si më parë, ka ndryshuar shumë thotë”, ajo. Ajo vetëm qan dhe kjo e shkatërron atë.

Melisa ka ardhur për t’i dhënë kurajo, për t’i thënë se ajo do t’i gjendet gjithmonë pranë dhe se nuk dëshiron të shohë më lotë në sytë e saj.

Ajo shprehet e bindur se do të bëjë gjithçka që ta bëjë të lumtur nënën e saj, do të bëhet dikushi në jetë, pasi kjo është ëndërr e çdo nëne për fëmijën e saj. Dhe këtë Melisa ja premton drejtpërdrejt.

razija 3

Zonja Razije të cilës dhimbja i lexohet në sy është emocionuar shumë nga surpriza e së bijës. E përlotur ajo e pranon gjendjen që pas vdekjes së bashkëshortit të saj duke rrëfyer vështirësitë me të cilat është përballur dhe se që prej asaj kohe ajo qëndron e mbyllur në shtëpi.

razija 4

Në fund Arditi e ka ftuar në një vallëzim zonjën Razije, për t’i sjellë sërish buzëqeshje në fytyrë dhe për të përmbushur misionin e së bijës./tvklan.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI