Flash

Vajza e Ilir Metës shfaqet në Amerikë me këngëtaren Bebe Rexha (FOTO)

Lapsi.al 12 May 2016
Vajza e Ilir Metës shfaqet në Amerikë me këngëtaren

Ndoshta mendoni se Era Meta, vajza çapkëne e kryeparlamentarit Ilri Meta dhe politikanes Monika Kryemadhi është thjesht një fanse e këngëtares më IN në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bebe Rexha. Në fakt, përtej pëlqimit të Bebe si artiste qëndron dhe një pas skene, që i afron jo pak këto dy vajza.

Sipas burimeve të BORDO, Bebe Rexha dhe nëna e Erës, Monika janë kushurira të afërta. Bebe, e cila emrin në shqip e ka Bleta, sapo ka nxjerrë këngën e re, që po pëlqehet mjaft “No Broken Heart” në bashkëpunim me Nicki Minaj, ndërsa ka vite që punon si muzikante dhe producente, ku një nga sukseset e saj është bashkëpunimi me Eminem dhe Rihanna për këngën “Monster”, apo edhe bashkëpunimin në disa këngë me DJ e famshëm David Guetta.

bebe-dhe-era13219876_10208811366618913_1773473617_n13231096_1089620937775440_2066707914_n
Sa i përketet Erës, pinjolles së vogël të familjes Meta, ajo është fotografuar mbrëmjen e djeshme përkrah këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Artistja ka qenë duke mbajtur një koncert të sajin në Columbus, Ohio, në të cilin e pranishme ka qenë edhe Era, e cila sigurisht për shkak të lidhjeve të gjakut, nuk e ka pasur të vështirë të jetë edhe në paskuinta. Ka qenë vetë artistja amerikane, Bebe Rexha, e cila ka postuar në snapchat-in e saj disa foto me Erën, ku shkruan: “Në prapaskenë”, duke e shoqëruar mbishkrimin edhe me disa zemra, teksa Era shfaqet e veshur me një bluzë që shkruan “Bebe Rexha”.

Më tej, gjatë kohës që këngëtarja është duke performuar, Era shihet duke kërcyer lart në skenë. Me siguri, Era ka përfitur nga vizita e LRI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të takuar kushurirën e saj, këngëtaren e famshme Bebe Rexha, e cila duket se po korr mjaft sukses me “No Broken Heart”, dhe klipin seksi, për të cilin artistja edhe ka ndërruar imazh, duke u kthyer nga brune në bionde./ Revista Bordo

13138847_1044538758926386_6544597615476318111_n

Të këshilluara

Shikoni si hidhet me litar, Blendi Fevziu!

E papritura ndodhi! Teksa flisnin për palestrën, dietat dhe aktivitetin fizik tek Opinion, në studio u shfaq një instruktor i cili ishte thirrur të demostronte ...

21:17

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI