Flash

Lumë kritikash për Shqipërinë, pas provës së Enedës në skenën e Eurovision

Lapsi.al 5 May 2016
Lumë kritikash për Shqipërinë, pas provës së

"Përralla" shqiptare duket se është shumë larg skenës europiane. Ose të paktën, të asaj që europianët quajnë "Fairytale".

Eneda Tarifa duket se ka zhgënjyer sërish dyshen e njohur të platformës "Wiwibloggs", të cilët i janë qepur këngëtares shqiptare me kritika.

Fillimisht, William Lee Adams dhe Deban Aderemi u shprehën kundër ndryshimit të këngës, nga shqip në anglisht. Nga kjo vazhduan të talleshin me refrenin, "and that's why I love you... Oh oh". Së fundi, blogu i famshëm "Wiwibloggs", i cili njihet për ndikimin në publik, ka folur me rezerva e kritika të ashpra për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision.

"Duket sikur producentët e saj e kanë braktisur", thotë William, "sepse ajo thjesht qëndron në mes të skenës duke kënduar". Në videon e postuar menjëherë pas performancës së Enedës në skenë, ata shprehen se një këngëtare si ajo meriton një këngë më të mirë, sepse zëri i saj është në një formë të shkëlqyer, por performanca është akoma më e mangët se videoklipi. "Në skenë thjesht nuk ndodh asgjë’, thotë Deban, "Thjesht ngjyrat e dyshemesë ndryshojnë nga blu në jeshile". Ata veçojnë se Eurovisioni i këtij viti do të përqëndrohet tek performanca vizuale e artistëve, dhe paraqitja e Shqipërisë është më e varfra.

Të këshilluara

Luana tregon lulen mes këmbëve

Të gjithë i mbajmë mend buqetat e mëdha e shumëngjyrëshe që Luana Vjollca reklamonte dikur me krenari. Lulet e prezantueses s...

12:18

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI