Flash

Kastro Ziso rrëfen i përlotur humbjen e nënës në “Zonë e lirë”

Lapsi.al 8 April 2016
Kastro Ziso rrëfen i përlotur humbjen e nënës në

Kantautori Kastro Ziso, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega ka rrëfyer në studion e Arian Çanit në “Zonë e lirë” humbjen e nënës pak ditë më parë.

“Shumë herë kam gabuar. Pata përshtypjen sikur kisha gabuar në cdo gjë kur ajo ishte në ditët e fundit. Unë kam gabuar shumë dhe ajo më ka mbështetur gjithmonë”- tha ai.

Ai tregoi se nëna e tij u nda nga jeta parakohe në moshën 58-vjeçare nga një sëmundje e keqe.

“Isha përgatitur pasi e dija lajmin për sëmundjen e saj, por nuk ka përgatitje për humbjen e nënës. Njeriu është i prirur të mos e afrojë vdekjen. Unë nuk kam besuar kurrë në ferr apo parajsë, por kur të vdes nëna beson vetëm në parajsë” – tha Kastro i përlotur.

Kastro tha se tashmë jeta e tij ka ndryshuar shumë.

“Jeta tani më ka ndryshuar shumë. Përveç dhimbjes, por kam ndryshuar sepse humbja e nënës qenka shumë e rëndë”- tha ai. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI