Flash

Publikohet video provokuese e Bebe Rexha: “Kemi vetëm një jetë, t’a djegim deri sa të vdesim”

Lapsi.al 7 April 2016
Publikohet video provokuese e Bebe Rexha: “Kemi vetëm një

Pak njerëz e dinë, por shumë prej refrenëve të hiteve të njohura të momentit, të luajtura kudo nëpër radiot botërore, janë shkruar nga artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha (anglisht e prononcojnë Bibi Reksa).

Prindërit e saj emigruan diku rreth viteve ’80 në New York, ndërsa talenti i vajzës së tyre do të spikaste nga bashkëpunimet e rëndësishme me Rihanna & Eminem (Monster), David Guetta (Hey Mama), G-Eazy (Me myself and I), etj.

Viti 2016 do të qe koha kur artistja përmes skuadrës së “Warner Bros” e cila e menaxhon, programuan lançimin e saj solo.

Mjaftoi një shndërrim në look, nga brune në bjonde, dhe Bebe Rexha duket se ishte gati për t’iu servirur publikut.

Shpesh e kanë krahasuar me stilin e Rita Orës, sikur e imiton, por krejtësisht e ndryshme në muzikë, Bebe Rexha ka publikuar sot për herë të parë, videon e cila duket se do të vendosë fatin e saj në industrinë muzikore.

Teksti i saj flet për qejfet, muzikën, dëshirën e të rinjve për t’u argëtuar pa menduar gjatë… ndërsa bashkëpunimi me reperen më të famshme amerikane, Nicki Minaj, premton ta fusë shqiptaren Bebe Rexha në listën A të artistëve botërorë.  

Të këshilluara

Joleza tallet me gazetën Panorama

Ajo nuk është mësuar vetëm të presë por dhe të kundërsulmojë. Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka ka sulmuar gazetën Panorama, pasi sipas saj gazetarët i tregojnë l...

05:28

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI