Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Modeli që bëri seks me deputeten: Politikanet të acarojnë në shtrat

Lapsi.al 12 March 2016
Modeli që bëri seks me deputeten: Politikanet të acarojnë

Alessio Aliaj është një nga modelët më të diskutuar shqiptarë, jo vetëm për performancën e tij në sete të ndryshme fotografike, por më së shumti për eksperiencat dhe takimet me personazhet me famë ndërkombëtare, si Beyonce, Jay Z, Rihanna, e shumë të tjerë. Modeli, i cili ka jetuar për shumë vite në Australi, së fundi është kthyer në Tiranë, ku siç duket nuk ka hequr dorë nga emrat VIP.

Deklarata e tij se ka kryer marrëdhënie seksuale me një deputete të Kuvendit Shqiptar ka “thyer” internetin, ndërsa të gjithë janë bërë kureshtarë për të ditur më shumë rreth këtyre raporteve. Por si janë femrat e politikës në shtrat dhe kërkesat e tyre në dhomën e gjumit? Modeli na e zbulon në këtë rrëfim për “Bluetooth”, ku veç të tjerave na tregon se në listën e tij të përvojave nuk ka qenë vetëm një deputete, por edhe shumë të tjera.

Alessio, prej sa kohësh po qëndron në Shqipëri dhe për cilat arsye?

Arsyet janë të shumta, familja dhe disa plane arti për të ardhmen.

Aktualisht për çfarë projektesh po punon?

Është një punë e përditshme, merrem me kujdesin ndaj këngëtarëve, DJ-ve dhe me organizime të eventeve. Gjithashtu organizoj festa private për artistët, përveçse kam dhe 2 restorante të miat, që i konsideroj një punë normale.

Prej disa ditësh po diskutohesh për deklaratën se ke fjetur me një deputete. Është rasti i vetëm, apo ka ndodhur edhe në raste të tjera?

Jeta ime bën që të takoj femra të ndryshme, nuk them dot që ka qenë e para. Je një mashkull mjaft joshës. Ke pasur shumë lidhje me femra VIP? Për mua çdo femër është VIP dhe princeshë.

Cila është eksperienca më e veçantë që ke pasur?

Eksperiencat janë të shumta, po të flitet për dashuri, ngelet gjithmonë në zemër. Mund të shkruaj një roman për të gjitha eksperiencat, sepse çdo eksperiencë ka ëmbëlsinë dhe bukurinë e vet.

Të kanë ofruar ndonjëherë para, apo favore të tjera në shkëmbim të seksit?

Unë mendoj që çdo person që abuzon me seksin për para bën një mëkat. Seksi bëhet me pasion dhe jo për “para”.

Sipas teje, cilat femra janë më të nxehta, ato të politikës, apo të artit?

Hmmm, politikanet të acarojnë në shtrat dhe arti të gjallëron (qesh).

Me sa deputete ke shkuar dhe të çfarë moshe kanë qenë?

Numrat nuk kanë rëndësi.

Po moshat?

Kur janë seksi mosha nuk diskutohet. Vetëm vera dhe djathi pyetet për moshën.

Cilat kanë qenë kërkesat më të veçanta, apo të çuditshme të politikaneve në dhomën e gjumit?

Nuk kanë kërkesa, se ç’do kërkesë ja u kalon seksi, që është si për politikanet, apo ato që nuk janë politikane.

Është bërë e modës tashmë që personazhet zbulojnë eksperiencat e tyre me politikanë. Është kërkesë për vëmendje?

Ndoshta në Shqipëri, por jo nga vendet që kam qenë unë. Seksi është diçka e dobishme për çdo person, prandaj është krijuar.

Ke thënë që në shtrat nuk bën dallime politike, megjithatë, sipas teje cilat janë më të mira në shtrat, femrat e PD, apo PS?

Kur vjen puna tek seksi PS dhe PD bashkohen në të njëjtin mendim.

Të këshilluara

Aksidentohet Rozana Radi (foto)

Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur këngëtares Rozana Radi e cila javën e fundit i është futur provave me kokë, p&...

13:18

Marina bëhet me prona në Kosovë?

Mediat kosovare kanë publikuar së fundi disa foto ku çifti i njohur i showbiz-it, Geti dhe Marina, shihen përpara një zyrë noter...

13:04

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI