Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Rudina Magjistari flet për herë të parë pas lindjes

Lapsi.al 14 January 2016
Rudina Magjistari flet për herë të parë pas lindjes

Pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ardhja në jetë e vajzës së saj Mia, prezantuesja e Tv Klan ka ndarë për herë të parë me publikun përvojën e mëmësë. 

Rudina Magjistari ishte paksa e frikësuar për ushqyerjen e vajzës. Së bashku me bashkëshortin e saj Xhavit Bajrami ata kishin planifikuar edhe metoda alternative në rast se ndodheshin përballë një të papriture. Por, fatmirësisht nuk gjërat po shkojnë për mrekulli.

"Deri më tani Mia-n e kam ushqyer vetëm me qumësht gjiri dhe çdo gjë po ecën perfekt." - shpjegon për Shije-n moderatorja. "Nga frika se mos gjërat nuk shkonin ashtu siç i kisha parashikuar, m'u desh të blija një sasi të madhe shishesh me qumësht, por që kanë mbetur të gjitha të pakonsumuara në dollap." - shton duke buzëqeshur ajo.  
Rudina pohon se për veten e saj, nuk konsumon ushqime të pashëndetshme, pasi kjo për të është e vetmja mënyrë për të ardhur në formë.
"Vetë ushqyerja me gji, të shpenzon shumë kalori." - shpjegon ajo, andaj preferoj që në mëngjes të konsumoj muesli e mandej perime, supë e gatime të tjera të shëndetshme duke mënjanuar "snaks" të ndryshme pa lidhje apo ëmbëlsira." - tregon Magjistari.
Rudina ka treguar gjithmonë kujdes shumë të madh për ushqimin, që para se të bëhej nënë. Ajo ndiqte në mënyrë të rregullt  një regjim ditor të pasur më vitamina, proteina e karbohidrate, të alternuar me sportin e saj të preferuar, notin.  Edhe tani ajo nuk heq dorë nga aktivitetet sportive, pasi ka postuar disa herë foto nga shëtitjet e sa,j këtë herë me Mia-n nga liqeni artificial.
Magjistari do t`i rikthehet programit të saj në muajin shkurt me emisionin e saj të përditshëm në të njëjtin ekran. Ajo është konsideruar si moderatorja më e ëmbël e ekraneve shqiptare dhe me audiencën më të lartë në fashën e pasdites.

Të këshilluara

Shokon Kallashi, nxjerr pistoletën në publik

Ajo njihet për tipin e guximshëm dhe ndoshta episodet e së shkuarës, kur policia e dyshoi si të përfshirë në rrethe kriminelësh në Kosovë, e kanë bërë Kallashin...

19:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI