Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Asnjë foto apo video intime nuk u gjet nga vjedhja e llogarisë personale të Elvana Gjatës

Lapsi.al 20 December 2015
Asnjë foto apo video intime nuk u gjet nga vjedhja e llogarisë

4 adoleshentë nga Librazhdi, adhurues të Elvana Gjatës, morën plotsisht në kontroll jetën e saj virtuale për 3 ditë. Fiksimi për idhullin e tyre, bëri që 15-vjeçarët në fillim të vidhnin adresën personale të artistes në Instagram.

Me të shtënë në dorë profilin me gati 500 mijë ndjekës, veprimi i pare që bënë adoleshentët ishte komanda “folloë” e vetes së tyre nga profili i këngëtares. Gjatë marrjes në pyetje në polici, thanë se me kerkesën e rreme nga Elvana Gjata në Instagram janë mburrur më pas tek shoqëria. Natën që vodhën Instagramin e Elvanës, djemtë të cilët studiojnë në Tiranë, postuan një urim në emër të artistes, postim të cilin më pas e fshinë. Por, adoleshentët guxuan më tej, kur tentuan të futen në iCloud-in e këngëtares përmes adresës së emailit, një hapësire ku këngëtarja ruante fotografitë dhe videot e saj personale. Lapsi.al mësoi se fillimisht adoleshentët kishin transferuar disa foto personale të Elvanës në emailin e tyre. por asgjë për t’u shqetësuar sepse më pas ata i kanë zhdukur.

“Çfarë do të bëhesh kur të rritesh”, “Këngëtare” dhe “Ku janë martuar prindrit e tu”, në “Tiranë”, ishin përgjigjet që i dhanë akses 15-vjeçarëve në informacionin personal të artistes së njohur shqiptare. Pyetjet e zgjedhura nga këngëtarja Elvana Gjata përpara 8-vitesh për të mbrojtur privatësinë e saj në botën virtuale, duket se ishin çelësi i suksesit të adoleshentëve, të cilët thuajse po realizonin ëndrrën e tyre. Ka qenë vetë ministri Saimir Tahiri që u interesua per hetimin e çeshtjes, pas denoncimit të Elvana Gjatës. Para policisë, 15 vjeçaret nisën të qajnë, kur kuptuan se situata ishte serioze. Ata i thanë policëve se nuk e dinin se kishin kryer një vepër penale. Nga investigimi i lapsi.al mësohet se në telefonin e këngëtares nuk janë gjetur materiale provokuese, apo informacione që do t’i rrezikonin imazhin artistes. Megjithatë, nuk nuk dihet nëse ky fakt do ndikojë tek këngëtarja, që t’i falë kërcënuesit e saj. Momentalisht çështja në fjalë është në dorën e prokurorisë, e cila po i ndjek në gjendje të lirë adoleshentët. 

Të këshilluara

Genta Ismajli kopjon yllin e filmave porno

Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli përveç ngjashmërisë në pamje me pornostaren dhe modelen Abigal, ajo duket se gjen frymëzim tek bukuroshja e cila njihet për ...

07:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI