Dalja në ekran kërkon imazh të kuruar jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt, të cilët si rregull duhet të vendosin minimalisht pudrën, që shmang reflektimin e portretit nga djersitjet si pasojë e dritave mbi fytyrë. Megjithatë, ka nga ata meshkuj të televizionit që pëlqejnë të trukojnë deri në detaj portretin e tyre. Si në rastin e anëtarit të jurisë së "Dance With Me" i cili me sa shihet, veç thonjve që i mban të zeza prej vitesh, lyen edhe buzët.