Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Si Olta Gixhari "ia futi" Arbana Osmanit

Lapsi.al 22 November 2015
Si Olta Gixhari "ia futi" Arbana Osmanit

"Në 1 javë", ngjarja e shumëpërfolur që Top Channel përgatitej prej javësh, u shfaq premierë këtë të shtunë. Me formatin e panjohur për shikuesit shqiptarë, në ekran u rikthye moderatorja Arbana Osmani, e cila për shkak të dinamikave në jetën e saj personale, kishte një vit pa dalë përpara publikut.  

Për rikthimin e saj 'alla grande', 32-vjeçarja kishte përgatitur një kërcim, sforco që siç pranoi më pas, i ishte dashur me shumë punë ta arrinte. Por me sa duket, mund i shkuar dëm, pasi askush nuk e komentoi performancën që Arbana zgjodhi për t'u rishfaqur në ekran, "për herë të parë me një koreografi". 

Nata nisi me prezantimin e një prej personazheve që sipas vetë moderatores së "Në 1 javë", "edhe kur është pushim e s'bën asgjë, ajo krijon lajm"! Dhe vërtetë ashtu ndodhi, vetëm 2 minuta zgjati magjia e rikthimit të ish-prezantueses së Big Brother në ekran, pasi me të dalë në skenë Olta Gixhari, kontrasti u duk qartë. 

Fustani i gjatë, i kuq e i derdhur, zbulonte një pjesë të mirë të këmbëve joshëse të aktores, e cila, shpenguar zbriti shkallët me pëlhurën e çarë deri rrëzë kofshëve. Kaq do të mjaftonte që mediat rozë të fotografonin nga televizori lëvizjet e bjondes së ëmbël, e në mes të natës të shpërthenin me botime "bombastikë". Tituj që me sa duket, eklipsuan ngjarjen e madhe që Top Channel parapërgatiste; rikthimin e Arbanës.

Megjithatë, artikujt e shpërndarë mbi paraqitjen e Olta Gixharit ishin abuzivë. Pothuaj të gjithë titujt cituan një prononcim të aktores gjatë programit, që as nuk u dëgjua nga goja e saj. E aq më tepër, në prani të Arbanës e cila nuk do të linte shkas që vëmendjen e shumëpritur, ta çonte tek ndonjë deklaratë e tillë, e cila do t'i rrezikonte seriozisht protagonizmin.

"Olta Gixhari: Kam 5 vjet që nuk vesh brekë" u bë kryelajm në portale, media të cilat edhe këtë herë, shpikën 'scoop'-in e rradhës për hir të klikimeve. Por, duke i shkelur "në kallo" Arbanës. Askush nuk u mor me rikthimin në formë, madje me paraqitje më të mire se sa para shtatzënisë së moderatores. Jo, të gjithë folën për Olta Gixharin, sikur Arbana të mos ishte shkëputur asnjëherë nga jeta publike.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI