Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Viola Spiro demaskon Dance With Me: " Braktisja e spektaklit nga Robert Aliaj ishte në skenar"

Lapsi.al 7 November 2015
Viola Spiro demaskon Dance With Me: " Braktisja e spektaklit nga Robert

Tashmë nuk ka më dyshime, incidenti i shumëpërfolur i javës së shkuar që "detyroi" Robert Aliajn të braktisë panelin e jurisë së DWM, ishte i sajuar. Një skenar që fillimisht u pranua nga protagonisti i ngjarjes, Cekja, i shigjetuar çdo javë nga anëtari kontravers. Deri sa të hënën e shkuar, për shkak të "banalitetit" të Cekes në skenë, Roberti la spektaklin për ta ndjekur atë nga një tjetër ambient i Tv Klan. Të shumta ishin analizat që iu bënë këtij momenti të spektaklit duke dyshuar që në fillim për një ngjarje të stisur dhe jo spontane sikur u pretendua, por vulën ia ka vënë ish-velina Viola Spiro e cila ka shpërthyer në një reagim për gazetën Paloma. Bjondja simpatike nuk ka lënë fjalë pa thënë për atë që sipas saj, e ka ngacmuar dhe i ngacmon të gjithë për hir të spektaklit. Madje Viola ka zbuluar se incidenti me Ceken ishte i përgatitur, pjesë e një skenari:

"Ç'të them unë për Robertin? Tashmë është kuptuar që ai përpiqet të bëjë show në kurriz tim a të ndonjë tjetri. Piketon çdo javë nga një konkurent, por me mua e ka përsëritur disa herë, siç e keni parë të gjithë, aq sa po bëhet i paparashikueshëm. Gjithsesi, për mua ai është një njeri shumë hipokrit dhe çdo gjë që bën është e stisur, e bën me paramendim. E tillë ishte dhe gjoja ikja e tij, që në fakt ishte një skenar që e kishte përgatitur që më parë në mendje. Bën si i indinjuar kot nga banaliteti, ndërkohë që ai është i pari që është banal, njeriu më banal që kam njohur ndonjëherë si në skenë si jashtë saj. Ai bëri gabim të madh kur i tha Cekes: Më mirë qen se sa Ceke. Ku ka më turp? Bën si artist avantgard, ndërkohë që vetëm i tillë nuk është. Ai që ishte i ndrydhur gjatë regjimit dhe s'e kuptonte kush artin e tij, vjen një herë në javë në realitetin shqiptar dhe hiqet si patriot dhe bën si i indinjuar për realitetin shqiptar. Njeri i etur për show." - është shprehur për Paloma, Viola Spiro.

Të këshilluara

Arbana pajtohet me Lorin?

Një foto e postuar pak orë më parë në IG nga prezantuesja e Top Channel, duket se ka dashur të hedhë poshtë zërat për prishjen e miqësisë mes tyre. Por, kjo der...

18:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI