Flash

Nik Xhelilaj, protagonist në serialin më të ndjekur në Gjermani (foto)

Lapsi.al 23 August 2015
Nik Xhelilaj, protagonist në serialin më të ndjekur në

Pas 50 vitesh, RTL, Televizioni Publik Gjerman, rikthen aventurat e “Winnetou”, një nga prodhimet më të suksesshme dhe më të ndjekura të kinematografisë gjermane. Krijuesit e saj, ia kanë besuar protagonistin kryesor, “Winnetou”, Nik Xhelilajt, aktorit shqiptar që regjisori Philip Stolzl e quan ylli i shndritshëm ndërkombëtar. Xhirimet kanë nisur në Kroaci. Filmi do të jetë me tre pjesë dhe aventurat përbëjnë letërsinë klasike gjermane për të rinj. Ai është i bazuar në librin e Karl May, një nga shkrimtarët më të suksesshëm, me 200 milionë kopje të shitura në gjithë botën. Tre heronj që ende sot janë frymëzim për të rinjtë, do të interpretohen nga dy yje të kinemasë gjermane dhe shqiptari Nik Xhelilaj, një karakter shumëdimensional dhe i shkëlqyer, ndërsa protagonistët e tjerë të “Winnetou”, do të interpretohen edhe nga aktorë dytësorë të Hollivudit. Premiera botërore e tre filmave, secili nga 90 minuta është menduar në 2016 në RTL./tvklan.al/

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI